KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Elezi: Deri më 30 gusht partitë politike duhet të njoftojnë për koalicionet dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje
Lajme

Elezi: Deri më 30 gusht partitë politike duhet të njoftojnë për koalicionet dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje

KosovaNewss
KosovaNewss 18:59 -23/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Partitë politike të cilat në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duan të garojnë si koalicione kanë afat deri në fund të këtij muaji që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për gazetën online Reporteri.net se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Sipas tij, koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen. Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

 “Gjithashtu, deri më 30 gusht 2024 është afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.”, ka thënë Elezi.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka caktuar 9 shkurtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta, shkruan Reporteri.net.

Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që do të organizohen në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë më 2008.

Gjithashtu lexoni:

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

Publikohen çmimet e derivateve për sot

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

KosovaNewss 23/08/2024 23/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?