KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Fillon edicioni i 42-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
ArsimKulturë

Fillon edicioni i 42-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

KosovaNewss
KosovaNewss 22:09 -19/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka nisur në Prishtinë edicioni i 42-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili njëherësh shënon edhe 50-vjetorin e themelimit të ngjarjes.

Në hapjen e këtij edicioni në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, akademikë dhe të ftuar të tjerë.

Seminari, përveç tryezave shkencore, referimeve, kurseve të gjuhës shqipe për të huaj dhe publikimeve të ndryshme, do të jetë promotor i kulturës shqipe nëpërmjet vizitave të organizuara në Prekaz të Skenderajt, ekskursioneve, shfaqjes së filmave dhe ngjarjeve të tjera me rreth 300 pjesëmarrës.

Drejtori i Seminarit, profesori Bardh Rugova, çmoi lart kontributin e akademikut Rexhep Ismajli si themeluesi i Seminarit, duke thënë se ai ka bërë të hapen dyert e albanologjisë në piedestal botëror.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi, tha se jeta e gjithë qytetit gjatë këtyre dy javëve sa mbahet seminari, ndryshon për shkak të ardhjes së studentëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës.

Ai tha se në Kosovë e në Shqipëri duhet një frymë e përbashkët zhvillimi dhe vizioni për dijen në përgjithësi, e sidomos për albanologjinë.

“Seminari është një medium i përvitshëm zhvillimesh, risish, debatesh shkencore në fushën e gjuhës, të letërsisë dhe kulturës tonë të pasur dhe të dashur. Një organizim universitar që bënë bashkë prurjet shkencore dhe mësimin për gjuhën shqipe duke na krenuar secilën herë për numrin e të rinjve dhe të rejave që për dy javë zgjedhin që të mësojnë gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës”, theksoi Qerimi.

“Për 50 vite seminari ka afirmuar gjuhën shqipe”

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, tha se nga viti 1974 kur u themelua ky seminar, për 50 vjet seminari ka afirmuar gjuhën shqipe.

“Sot ky seminar nën ombrellën e tij trajton jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe letërsinë dhe gjithë kulturën shqiptare. Kjo përgjegjësi e zgjeruar dhe shumë e nevojshme, vjen edhe si testament e rrugëtimit të vështirë që pati seminari ndër vite dhe dekada”, theksoi Çeku.

Një tryezë e veçantë gjatë ditëve të Seminarit do t’i kushtohet veprës letrare të shkrimtarit shqiptar, tashmë të ndjerë, Ismail Kadare.

Organizatorët kanë bërë të ditur se sivjet të ftuar janë disa prej figurave më eminente të albanologjisë dhe gjuhës në botë, si gjuhëtari Brian Joseph, akademiku Ranko Matasoviq, profesori Jose Manuel Floristan Imizcoz, ligjëruesi Phil Hubbard, që kthehet në ngjarje pas 47 vjetësh, albanologu Rexhep Ismajli e historiani Oliver Jens Schmitt.

AA

Gjithashtu lexoni:

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Prishtina hap muzeun e kujtesës për eksodin e vitit 1999

Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë

KosovaNewss 19/08/2024 19/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm
17:11 -16/06/2026
APK dërgon 7 kallëzime në Prokurori dhe 2 raste në ATK për dyshime tatimore
16:54 -16/06/2026
E moshuara në Prizren tenton vetëvrasjen, ndërhyjnë policia dhe zjarrfikësit
15:50 -16/06/2026
Gjykata në Ferizaj dënon me 1 vit burg të akuzuarin për kanosje
15:42 -16/06/2026
Tërmet i fuqishëm në Kinë, raportohet për të vdekur
15:34 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?