Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datë 12.08.2024, rreth orёs 23:45, është njoftuar se nё fshatin Gorazhdec-Pejё, disa persona këndonin kёngё me përmbajtje qё nxisin përçarje, mos durim dhe urrejtje ndëretnike me zë tё lartё, konsumonin alkool dhe thyenin shishe, pasi qё Policia ka shkuar nё vendin e ngjarjes, tё dyshuarit ishin larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas njё pune intensive nga zyrtaret Policor, me datё 18.08.2024 ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet njё nga tё dyshuarit për kёtё vepër penale, pas intervistimit nga hetuesit, i dyshuari me vendim tё prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48- orё.


