KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore
Botë

Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore

Kosova News
Kosova News 22:25 -18/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Letonisë ka filluar të heqë gjuhën ruse nga programet shkollore në gjithë vendin.

Kjo masë është pjesë e një plani për të ulur ndikimin e Moskës pas sulmit të shkallës së gjerë ndaj Ukrainës.

Por siç njofton Zëri i Amerikës, në lagjen Daugavgriva në kryeqytet, ku kryesisht flitet rusisht, disa edukatorë dhe ekspertë të sigurisë thonë se ky hap do t’u vijë në ndihmë propagandistëve të Kremlinit.

Viktorija Krongorne është zëvendës drejtore e Shkollës Daugavgrivas në Rigë, njëra nga 94 shkolla në Letoni, ku të gjitha lëndët jepeshin në rusisht deri në vitin 2022, kur një ligj i ri urdhëroi shkollat të përdorin vetëm letonishten deri në vitin 2025.

Zonja Krongorne thotë se ky vendim hyri menjëherë në fuqi dhe shkaktoi shqetësime meqë shumë fëmijë flisnin shumë pak letonisht.

Ajo thotë se notat e tyre ranë në çdo lëndë, duke filluar nga biologjia e deri te matematika.

“Si ta vëmë në praktikë kur po ndodh me 30 vite vonesë? Si mund ta bëjmë këtë sa më pak të vështirë për fëmijët?”, thotë ajo.

Ajo thotë se këto ndryshime duhej të kishin ndodhur në vitet ‘90, kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

Megjithatë, sipas saj, për fëmijët e familjeve që flasin rusisht, përmirësimi i mundësive të punësimit do të jetë një rezultat pozitiv i këtij vendimi.

Ndërkohë që heqja e mësimdhënies në rusisht nga programet shkollore është pjesë e një përpjekje më të gjerë për ta larguar ndikimin rus në Letoni pas sulmit rus ndaj Ukrainës, ekzistojnë shqetësime rreth propagandës së Kremlinit.

Kur Rusia sulmoi pjesën lindore të Ukrainës në vitin 2014, e bëri këtë me pretekst se po shpëtonte rusisht-folësit e shtypur.

Zoti Veiko Spolitis është studiues i shkencave politike dhe ish zëvendës-ministër i mbrojtjes.

“Mënyra se si Rusia shfrytëzon gjuhën ruse përmes komunitetit rus këtu nuk duhet lejuar. Është e papranueshme dhe duhet ta kuptojmë, se nëse nuk bëjmë përgatitjet e duhura, mund të jetë radha jonë”, thotë ai.

Që nga viti 2022, Letonia ka hequr monumentet ruse, si ky që përkujton çlirimin sovjetik të Letonisë nga nazistët.

Një rusisht-folës, i cili pranoi të identifikohet vetëm me emrin Vasily, tha se është i shqetësuar.

“Në çdo shtet, njerëzit gjithsesi duhet ta flasin gjuhën zyrtare. Por natyrisht, nuk duhet t’u bëjmë trysni atyre që nuk i takojnë përkatësisë kombëtare vendase”, thotë ai.

Rreth 20000 shtetas rusë që jetojnë në Letoni do t’i nënshtrohen testeve të përcaktuara nga qeveria për njohuri bazë të letonishtes. Nëse dështojnë, atyre mund t’u kërkohet të largohen nga shteti.

Disa thonë se pasojat e paqëllimta të një zhvillimi të tillë do t’i kontribuonin teorive të Kremlinit se ruso-folësit janë një pakicë e shtypur.

Inta Mierina është drejtore e Qendrës për Hulumtime të Diasporës dhe Migracionit në Universitetin e Letonisë.

“Ky vendim nuk do t’i ndihmojë shumë sigurisë së Letonisë. Në përgjithësi nuk bëhet fjalë për shumë njerëz, janë vetëm disa mijëra që do të preken. Gjuha ka shërbyer si mjet propagande për Rusinë dhe ata po e përdorin këtë gjë në mënyrë të jashtëzakonshme”, thotë ajo.

Por në klasa si kjo, shqetësimi kryesor i mësimdhënësve është ndikimi që këto masa do të kenë tek studentët të cilët tashmë po japin maksimumin. /VOA/

Gjithashtu lexoni:

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

Kosova News 18/08/2024 18/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Plagoset një person në Pejë
11:42 -22/07/2026
Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd
11:22 -22/07/2026
Bastisen dy shtëpi në Podujevë/ Konfiskohen armë e municion, dy të dyshuar në kërkim
11:03 -22/07/2026
Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës
10:47 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?