KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Çfarë rrethana rënduese mori për bazë gjykata në llogaritjen e 25 viteve dënim me burgim për Sekiraqën?
Siguri

Çfarë rrethana rënduese mori për bazë gjykata në llogaritjen e 25 viteve dënim me burgim për Sekiraqën?

Kosova News
Kosova News 19:34 -16/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata e Prishtinës ka vlerësuar disa rrethana rënduese në vendimin e dënimit ndaj Enver Sekirqaës – për shtytje në vrasje të Triumf Rizës më 2007, ndërsa trupi gjykues nuk ka gjetur ndonjë rrethanë veçanërisht lehtësuese në marrjen e vendimit për rastin në fjalë.

Si rrethana rënduese për Sekiraqën, gjykata kishte numëruar sjelljen e mëparshme të të akuzuarit ndaj Rizës, ndërsa rrethanë tjetër sipas gjykatës ishte fakti se “vrasja e të ndjerit ishte planifikuar kohë më parë.”

Gjykata ka specifikuar se rrethanat tjera veçse ishin inkorporuar në elementet e veprës penale të shtytjes në vrasje të rëndë.

“Si rrethana rënduese kjo gjykatë ka marrë për bazë sjelljen e mëparshme të kryerësi ndaj tani të dëmtuarit, si dhe faktin se vrasja ishte e planifikuar. Kjo gjykatë nuk ka marrë për bazë rrethana të tjera, për faktin se rrethanat e tjera veç se janë të inkorporuar në elementet e veprës penale, për çka edhe dënimet janë më të larta” – thuhet tutje në aktgjykim e shpallur më datë 03.05.2024 dhe të përpiluar më 02.08.2024.

Sipas këtij aktgjykimi, gjykata ka bindje se me këtë dënim, i akuzuari Enver Sekiraqa “do të reflektojë që në të ardhmen të mos shkaktojë veprime të ndaluara…”

“Në rastin konkret gjykata vlerësoi se dënimi i shqiptuar si në dispozitivin e aktgjykimit, është në proporcion me peshën e veprave penale, me sjelljen dhe rrethanat e kryesit, me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore dhe përgjegjësinë e kryesit, me bindje se dënimi i tillë do të ndikojë në risocializimin dhe riedukimin e kryesit, si dhe do të ndikojë tek të tjerët të mos kryejnë vepra penale, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për respektimin e ligjit, çka është edhe qëllimi i dënimit” – thuhet në aktgjykim.

Enver Sekiraqa për herë të tretë më 03.05.2024 është shpallur fajtor nga Gjykata e Prishtinës, e cila e ka dënuar me 25 vjet dënim me burgim për shtytje në vrasjen e Rizës.

Gjykata e Prishtinës, përmes aktgjykimit të përpiluar nga anëtari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, ka ardhur me konstatim se vrasja e policit Triumf Riza nga i dënuari Arben Berisha ka qenë e shtytur nga Enver Sekiraqa.

“Gjykata ka krijuar bindjen se ditën kritike është shtytur vrasja e T.R nga E.S ku kishte organizuar nga zyra e tij vrasjen e tani të ndjerit – duke shtytur kështu A.B që ta privoj nga jeta T.R për motive e tija të ulëta personale e hakmarrëse”- thotë arsyetimi i aktgjykimit 156-faqësh.

Sipas Gjykatës së Prishtinës është specifikuar se pas lidhjes që kishte krijuar Riza me dëshmitaren A.I. ishin bërë të qarta motivet hakmarrëse të Sekiraqës ndaj pjesëtarit të Policisë së Kosovës (atëherë Shërbimi Policor i Kosovës).

“Është në interes të rrjedhës së ngjarjes të specifikojmë edhe njëherë faktin se pas lidhjes së T. me tani dëshmitaren A.I, motivet hakmarrëse të tani akuzuarit E.S ndaj të ndjerit ishin të qarta dhe sulmet, kërcënimet e përcjelljet nga E.S personalisht dhe nga grupi i tij tani më nuk kishin të ndalur, sepse dëshmitarët- njerëzit e afër të T rrëfejnë se intenziteti vetëm sa rritej dhe se rasti i S, ishte indikacion i qartë se vendimi për vrasjen e T. tani më vetëm se ishte marrë nga E.S” – thuhet në arsyetimin e aktgjykimit.

Gjykata ka vërtetuar se konflikti i parë mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës kishte ndodhur në periudhën e vitit 2000-2001, kur Triumf Riza kishte filluar punën si zyrtar policor dhe faktin se po zbatonte ligjin dhe ndaj tani të akuzuarit Enver Sekiraqa.

Lidhshmëria e Rizës me dëshmitaren A.I. ishte një motiv i radhës për hakmarrje, ka konstatuar Gjykata në aktgjykimin 156-faqësh.

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, që nga 17.05.2024 vazhdon të mbetet i paarritshëm për Policinë e Kosovës dhe organet e drejtësisë, ndonëse ndaj tij tashmë ekziston një vendim që të kthehet në paraburgim.

Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007. Sipas Prokurorisë rasti kishte ndodhur pasi ai kishte dalë nga lokali ‘AM:PM’, dhe ishte duke shkuar në drejtim të makinës së tij kur ishte qëlluar me 11 plumba prapa shpinës, tre nga të cilët ishin vdekjeprurës për të.

Ani pse gjykimi ishte zhvilluar dy herë të tjera, në gjykimin e tretë që iu bë Sekiraqës dëshmuan dy dëshmitarë të paftuar më parë.

Njëri nga ta ishte shoku më i afërt i viktimës, Arben Selmanaj, i ftuar për herë të parë nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar për vrasjen e shokut të tij e të rrëfej për konfliktet në të cilat edhe vet kishte qenë subjekt.

Dëshmitari i fundit që u dëgjua ishte Gjon Kqira, i ftuar nga mbrojtja. Kqira ishte ai i cili rrëfeu versionin e tij për atë se çka ndodhi pas natës së shumëpërfolur të incidentit në “Swiss Casino”./Kallxo.com

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Kosova News 16/08/2024 16/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre
10:29 -03/08/2026
Çmimet e naftës bien pasi Trump anulon sulmin ndaj Iranit
09:59 -03/08/2026
Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?