KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Shqipëri disa vatra zjarri, 14 vatra aktive, izolohen 6 të tjera
Rajon

Në Shqipëri disa vatra zjarri, 14 vatra aktive, izolohen 6 të tjera

Kosova News
Kosova News 22:10 -15/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri.

“Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive”, thuhet në njoftimin për shtyp të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile.

Në Parkun Kombëtar të Prespës, në Malin e Thatë, vijon puna për shuarjen e zjarrit që zhvillohet në një terren të vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhuan avioni rumun C-27J Spartan, forca nga bashkitë e Pogradecit, Pustecit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Po ashtu, forcave në terren u erdhën në ndihmë 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete.

Në fshatin Rajë dhe Geghysen, në bashkinë e Tropojës vatra e zjarrit është izoluar, por vazhdon monitorimi nga forcat bashkiake. Nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në Bjeshkën e Bollotekut në afërsi të Lumit Gashit vatra është aktive në pyje ahu dhe pishë e zezë. Vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrës që për shkak të terrenit mori përmasa.

Në fshatin Tërnovë, bashkia Bulqizë ka rënë intensiteti i zjarrit, por vijon monitorimi. Zjarri është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për përhapje.

Në fshatin Luzni të bashkisë Dibër vatra është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forca të Administratës Rajonale e Zonave të Mbrojtura.

Në fshatin Ujanik, në bashkinë e Skraparit, zjarri është aktiv për shkak të terrenit shkëmbor dhe pjerrësisë, gjë që e bën tejet të vështirë ndërhyrjen e forcave nga toka. Vatra po zhvillohet në drejtim të “Vendit të Shenjtë”, ku është stacionuar një mjet zjarrfikës.

Mbi fshatin Sotirë, në Dropullin e Sipërm zjarri është aktiv, por me intensitet të ulët. Në mbështetje të forcave shkuan 15 trupa dhe 1 mjet i FA-së.

Një vartër zjarri në drejtim të fshatit Sopik, të njësisë administrative Pogon, flakët e të cilit kanë mbërritur nga territori grek, po mbahet nën monitorim.

Në fshatin Sinanaj, zjarri i rënë në një sipërfaqe pyjore, nuk përbën rrezik për përhapje. Pa rrezikshmëri paraqitet edhe vatra në fshatin Reshepaj, të bashkisë Selenicë.

Në vendin e quajtur “Syri i Kaltër” në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër, forcat operacionale po punojnë për të shmangur përhapjen e zjarrit.

Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gjurajve”, në bashkinë e Shkodrës, zjarri po zhvillohet në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të bashkisë Shkodër. Nuk paraqet rrezik për banesa.

Zjarri në vendin e quajtur “Guri i Nënshtegut”, në fshatin Theth, po mbahet nën monitorim nga forcat operacionale dhe vullnetare.

“Nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura kanë përforcuar kapacitetet e ekipeve të pushtetit vendor në betejën për izolimin e vatrave në terrene të vështira”, thuhet në njoftimin për shtyp/ atsh

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 15/08/2024 15/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?