KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohen protestuesit në Beograd, Vuçiq i quajti puçistë
Rajon

Arrestohen protestuesit në Beograd, Vuçiq i quajti puçistë

Kosova News
Kosova News 20:53 -14/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Arrestimet e aktivistëve dhe akuzat kundër Perëndimit janë reagimi i pushtetit të Vuçiqit ndaj protestave masive të qytetarëve që kërkojnë ndalimin e minierave të litiumit. Disa aktivistë u arrestuan, ndërsa tre, të cilët ishin burgosur, pas presionit publik janë liruar deri në përfundim të procedurës.

Aktivistët kanë paralajmëruar se nuk do të dorëzohen.

“Faktet do t’i vërtetojmë në gjykatë. Ata nuk do të ndalen, por as ne. Nuk do t’ia lëmë këtë vend, këtë natyrë një kompanie private dhe faktit që duan të na marrin tokën, ujin, ajrin dhe të ardhmen” tha aktivisti Ivan Bjelliq.

Shoqëria civile thekson se arrestimet e aktivistëve janë në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe se kjo është një përpjekje për frikësim.

“Arrestimet e aktivistëve janë treguesi më i drejtpërdrejtë i mënyrës se si institucionet i trajtojnë të rinjtë që mendojnë në mënyrë kritike dhe nuk kanë frikë të shprehin lirisht mendimin e tyre, duke i nënçmuar ata publikisht dhe duke rrezikuar kështu sigurinë e tyre” deklaroi Gordana Adamov nga Organizata “Ombrellë e të Rinjve të Serbisë”.

Pas protestave të fundit, tensionet mes autoriteteve dhe aktivistëve mjedisorë janë rritur. Presidenti Vuçiq akuzoi Perëndimin për mbështetjen e protestave, duke shtuar se shërbimet ruse të sigurisë e kishin paralajmëruar atë për trazira masive që synonin një grusht shteti. Megjithatë, organizatorët e protestës e mohojnë këtë.

“Qëllimi ynë nuk është një grushtshteti, por të miratohet një ligj që ndalon nxjerrjen e litiumit. Ne nuk do të ndalemi, sepse nuk kemi besim as në kompani, as në këtë qeveri” tha Nebojsha Petkoviq nga Shoqata “Ne nuk e japim Jadarin”.

Vuçiq njoftoi se do të bisedojë me qytetarët për litiumin, sepse sipas tij, ata nuk janë mjaft të informuar, ndërsa organizatat ekologjike planifikojnë të vazhdojnë luftën kundër projektit, sepse janë të shqetësuara që hapja a një miniere litiumi mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe të pariparueshme për mjedisin.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 14/08/2024 14/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?