KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shënohet 23-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit
Rajon

Shënohet 23-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit

Kosova News
Kosova News 21:15 -13/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Maqedonia e Veriut ka shënuar 23-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, përmes së cilës i dha fund konfliktit etnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kryeministri Hristijan Mickovski tha se kjo marrëveshje nuk e bëri askënd të lumtur, por e solli paqen në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me një seancë solemne shënoi sot 23-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Kryeministri Hristijan Mickovski tha se kjo marrëveshje nuk e bëri askënd të lumtur, por e solli paqen në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi probleme të përbashkëta dhe së bashku duhet t’i zgjidhim ato. Problemet etnike po keqpërdoren dhe po ndërtohen karriera në atë emër. Për parti politike të caktuara, Marrëveshja e Ohrit është më e mirë kur ata janë në pushtet, ndërsa kur janë në opozitë, menjëherë kritikojnë duke harruar se sa i shtrenjtë është çmimi i saj”, deklaroi Mickovski.

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje si një bazë për paqe dhe stabilitet në vend.

“1 miliardë euro do të ndahen për komunat, për decentralizimin e cila është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit, e cila do të zgjidhë shumë probleme esenciale në komunat tona, në vendbanimet tona dhe do të jetë në funksion të ngritjes së cilësisë së jetës së qytetarit të RMV-së”, theksoi Mexhiti.

Përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, me një aktivitet e shënoi edhe Fronti Evropian.

“Maqedonasit si komb mund të përparojnë vetëm duke qenë në komunikim dhe harmoni të mirë e në marrëdhënie me shqiptarët, përndryshe i gëlltitin serb, bullgarët dhe grekët”, tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Marrëveshja e Ohrit ndërpreu konfliktin disamujor midis forcave shtetërore të sigurisë dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në vitin 2001. Dokumentin e Ohrit e nënshkruan ish-presidenti Boris Trajkovski dhe katër liderët e atëhershëm politikë, Lubço Georgievski, Branko Cërvenkovski, Arbën Xhaferi dhe Imer Imeri, në prani të dy garantuesve ndërkombëtarë, Fransoa Leotar dhe Xhejms Perdju.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 13/08/2024 13/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?