KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku pas vendimit të MAShT-it: Qeveria me 51% pushtet nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë
Lajme

Abdixhiku pas vendimit të MAShT-it: Qeveria me 51% pushtet nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë

KosovaNewss
KosovaNewss 17:34 -13/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për tekstet shkollore, duke kritikuar Qeverinë për mungesë aftësie në sigurimin e librave për nxënësit.

Ai theksoi se edhe këtë vit, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) nuk ka arritur të sigurojë librat shkollorë në kohë, duke lënë prindërit dhe nxënësit të përballen me sfida të panevojshme.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, kritikoi qeverinë duke thënë se “në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë.” Ai shtoi se paaftësia dhe populizmi i qeverisë kanë një kosto të lartë për qytetarët.

“Ministria e Arsimit nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Prindërit do të maltretohen në radhë të gjata dhe në procedura burokratike për subvencionim, duke përfunduar në pamundësi për të blerë tekstet shkollore me kohë,” tha Abdixhiku, duke premtuar se ky do të jetë viti i fundit që familjet kosovare do të përjetojnë këtë situatë.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në një konferencë për media, ka njoftuar se MAShTI do të vazhdojë praktikën e vitit të kaluar, duke transferuar para prindërve për të blerë librat shkollorë për fëmijët e tyre.

Ajo theksoi se prindërit mund të aplikojnë online për rimbursim nga 14 gushti në platformën E-Kosova

Gjithashtu lexoni:

Rreth 700 ankesa të qytetarëve ndaj policisë gjatë vitit 2024 për keqtrajtime e vepra të tjera

Gjykata cakton një muaj paraburgim për pesë policët në rastin e Agon Zejnullahut

PDK-ja zyrtarizon rikandidimin e Shaqir Totajt për kryetar të Prizrenit

Lajm historik: Banka Botërore e heq Kosovën nga lista e vendeve në situatë konflikti – Murati: Fitore për stabilitetin tonë

Përfundoi seanca dëgjimore ndaj pesë policëve në lidhje me vdekjen e 27 vjeçarit në Lipjan

KosovaNewss 13/08/2024 13/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?