KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i reagon Petkoviqit, pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave do të nisë formimi i Asociacionit
Politikë

Kurti i reagon Petkoviqit, pasi tha se nëse Kosova fillon reciprocitetin e targave do të nisë formimi i Asociacionit

Kosova News
Kosova News 17:22 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se përfaqësuesit e serbëve që jetojnë në veri do të fillojnë formimin e Asociacionit, në rast që nuk tërhiqet vendimi për reciprocitetin për targat.

Si kundërpërgjigje, Kurti ka thënë se nuk i duket e shëndetshme për demokracinë nëse citojmë deklaratat nxitëse që vijnë nga Beogradi.

Kreu i Qeverisë, u shpreh se të tilla deklarata nuk i kontribuojnë ligjit, dhe ka shtuar se asnjë nga serbët e Kosovës nuk i shkruajnë për Asociacionin.

 “Për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e ka thënë qëndrimin e qartë Gjykata Kushtetuese, peticioni i qytetarëve dhe në anën tjetër, në zyrën time, ajo çfarë mund t’iu them, nuk ekziston asnjë letër e asnjë qytetari serb të Kosovës që thotë ‘zbatoje Asociacionin’. Asnjë. Për çdo javë marr letra nga qytetarët serbë, por asnjëra nuk është për Asociacionin””, tha Kurti.

Tutje deklaroi se si kryeminsitër, iu përgjigjet vetëm qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Andaj besoj që duhet ta kemi parasysh se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nga dhjetori i vitit 2015, por gjithashtu edhe interesi publik i yni, nuk e imponon me domosdoshmërinë destabilizuese të Beogradit temën e këtillë në Kosovë”, tha Kurti.

Kosova dhe Serbia më 2013 kanë arritur Marrëveshjen fillestare për Asociacionin, ndërkaq më 2015 palët kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen mbi parimet për krijimin e Asociaicionit.

Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese gjeti se 23 pika të marrëveshjes ishin në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, që tha se mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Serbia insiston që të zbatohet Marrëveshja për Asociacionin, ndërkaq kryeministri Kurti vazhdimisht është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Haziri thotë se LDK do të votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit

Kuvendi rikthehet në seancë konstituive

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Tjetërsuan  pronën 1.5 milionë euro në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona, në mesin e tyre dhe zyrtarë komunal

TAGGED: asociacioni, reagimi
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?