Radarët e Policisë së Kosovës kanë regjistruar edhe sot në orët e hershme të mëngjesit një person duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe atë brenda zonës së qytetit të Ferizajt.
Në fakt në zonën ku sipas rregullave lejohej lëvizje deri në 40 km/h, personi ka drejtuar mjetin me 100 km/h dhe kjo e ka shtyrë policinë që drejtuesit të veturës t’i shqiptoj një dënim goxha të ashpër.
“:Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:35 të mëngjesit, ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën ” Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, i cili në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 100 km/h. Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit me inicialet E.A (M/K) i moshës 25 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro , 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion./KosovaNews/




