Një fabrikë e përpunimit të filtrave është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.
Siç bën të ditur Policia e Kosovës, zjarri ka ndodhur të shtunën dhe ankuesi ka raportuar dëme të mëdha materiale si pasojë e djegieve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se është përfshi nga zjarri fabrika e përpunimit të filtrave. Njësitet përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje, ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Sipas ankuesit, vlera e është e madhe. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim e policisë.


