KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik
Botë

Biden dhe Netanyahu do të takohen më 25 korrik

Kosova News
Kosova News 09:49 -23/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, më 25 korrik, një ditë pasi ai t’i drejtohet me një fjalim Kongresit amerikan.

Lajmin e transmeton agjencia AFP, duke u thirrur në një zyrtar amerikan.

Data e takimit në Shtëpinë e Bardhë ishte e pavendosur, pasi Biden u infektua me koronavirus dhe ishte në izolim në shtëpinë e tij në Dellauer.

Izraeli raportoi fillimisht se dy liderët do të takoheshin më 23 korrik.

Netanyahu pritet t’i drejtohet Kongresit të SHBA-së të mërkurën, në lidhje me luftën e ushtrisë së tij në Gazë.

Pavarësisht kësaj lufte, SHBA-ja ka vazhduar mbështetjen për Izraelin, si në aspektin diplomatik, ashtu edhe në sigurimin e armëve, por Biden ka shprehur disa herë shqetësime për sjelljen e Izraelit.

Në një rast, ai e ka cilësuar atë si “ekstreme”.

Lufta në Gazë ka shpërthyer në tetor të vitit të kaluar, kur Hamasi – grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera – ka sulmuar i pari Izraelin, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng qindra të tjerë.

Në përgjigje, Izraeli është duke kryer sulme masive në Gazë – enklavën që kontrollon Hamasi.

Autoritetet shëndetësore në Gazë thonë se mbi 39.000 njerëz janë vrarë prej se ka nisur lufta./REL

Gjithashtu lexoni:

Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë

Dyshohet se spiunonte për Iranin kundër objektivave hebraike në Berlin, arrestohet një shtetas danez

Trump e quan kandidatin për kryebashkiak të Nju Jorkut, Zohran Mamdani – një ‘komunist të pastër, të vërtetë’

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Gjermania rrit shpenzimet në fushën e mbrojtjes

Kosova News 23/07/2024 23/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Vuçiq i ankohet Perëndimit: Kurti i bën urat e reja në Ibër pa pëlqimin e serbëve të Mitrovicës së Veriut
13:35 -02/07/2025
Google u gjobit me 314 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave nga telefonat joaktivë
13:33 -02/07/2025
Reagon Pacolli, thotë se nuk mori ftesë nga gjykata për seancën gjyqësore – kritikon edhe mediat
13:28 -02/07/2025
Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën
13:17 -02/07/2025
“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri
13:07 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?