KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pelosi mbështet Harrisin për garën presidenciale
Botë

Pelosi mbështet Harrisin për garën presidenciale

Kosova News
Kosova News 21:30 -22/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka mbështetur Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ajo është një prej figurave më të larta që kanë ofruar mbështetje për nënpresidentin amerikane, Kamala Harris, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në mes të shqetësimeve nga figura brenda Partisë Demokratike se ai nuk do të mund të mposhte republikanin Donald Trump.

Pelosi tha se ajo i ofron “mbështetje entuziaste” përpjekjeve të Harrisit që të fitojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet e nëntorit.

Harris, e cila ka marrë mbështetjen e Bidenit, deri më tani është e vetmja që ka shpallur kandidaturën e saj për garën presidenciale dhe po punon që të fitojë mbështetjen e shumicës së delegatëve demokratë.

Guvernatorja e Miçiganit, Gretchen Whitmer, që u pa si kandidate potenciale, është në mesin e një grupi guvernatorësh që ofruan mbështetjen e tyre për Harris më 22 korrik.

Në mesin e tyre është edhe senatori nga Arizona, Mark Kelly, guvernatori i Illinoisit, J.B. Pritzker, guvernatoi i Kentakit, Andy Beshear, guvernatori i Merilendit, Wes Moore, senatorja e Nju Jorkut, Kirsten Gillibrand, guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper dhe guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro.

Më shumë se 700 delegatë i kanë thënë Associated Press apo kanë njoftuar se planifikojnë ta mbështesin Harrisin në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve, që do të mbahet nga 19 deri më 22 gusht në Çikago ku do të emërohet zyrtarisht kandidati i partisë për president.

Sipas rregullave të reja të vendosura së fundi nga Komiteti Kombëtar i Demokratëve, 1.976 delegatë duhet të ofrojnë mbështetjen që një kandidat të fitojë nominimin.

Nëse Harris fiton nominimin, ajo më pas duhet të zgjedhë një kandidat për nënpresident dhe të ndërmarrë një operacion të madh politikë për të forcuar kandidaturën e saj teksa zgjedhjet janë mbi 100 ditë larg.

Pas tërheqjes së Bidenit, Harris u zotua se do të punojë për të bashkuar Partinë Demokratike “për të mposhtur Donald Trumpin” – kandidatin republikan për president.

Ndërkaq, më 22 korrik, gjatë një ngjarjeje në Shtëpinë e Bardhë, Harris tha se trashëgimia e Bidenit është “e pakrahasueshme në historinë moderne”./REL

Gjithashtu lexoni:

Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë

Lëshohet urdhër për të ndaluar hyrjen e Dodikut në vendet ushtarake

X-i i Musk bllokon profilin e kryetarit të arrestuar të Stambollit me kërkesë të Turqisë

HISTORIKE – Kardinali amerikan, Robert Francis Prevost është Papa i ri

Kosova me potencial për t’u bërë qendra kryesore e kriptos në Ballkan dhe Evropë

Kosova News 22/07/2024 22/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Karateistët kosovarë, një fitore dhe një humbje në Evropianin e Yerevanit
16:13 -09/05/2025
Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja
15:45 -09/05/2025
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës
15:37 -09/05/2025
Aksident trafiku në Vushtrri, një i moshuar me biçikletë goditet nga vetura
15:07 -09/05/2025
Trump: Tarifa prej 80 për qind ndaj mallrave kineze duket e drejtë
14:46 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?