KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 800 gjoba shqiptohen ndaj kompanive për shkeljen e të drejtave të punëtorëve
Siguri

Rreth 800 gjoba shqiptohen ndaj kompanive për shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Kosova News
Kosova News 13:43 -21/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës (IQP) Hekuran Nikçi, ka bërë të ditur se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë shqiptuar 787 gjoba për subjektet juridike që kanë shkelur të drejtat e punëtoreve.

Ai ka thënë se në këtë periudhë janë inspektuar 5,960 subjekte juridike. Sipas tij, gjobat më të mëdha të shqiptuara janë në lidhje më marrëdhënien e punës, ndërkaq sa i përket sektorëve, më së shumti gjoba ka në sektorët e ndërtimtarisë, gastronomisë dhe të prodhimit.

“Për janar-qershor të këtij viti 2024, IQP-ja ka inspektuar 5, 960 subjekte juridike që i bie 2,285 më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përgjatë kësaj periudhe Inspektorati Qendror i Punës ka shqiptuar 787 masa ndëshkimore apo gjoba apo që i bie 385 gjoba më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 2023. Marrëdhënia e punës është ajo për të cilën Inspektorati i Punës shqipton gjoba më së shumti, do të thotë që buron nga ligji i punës”, ka thënë Nikçi.

Kurse, sa i përket shkeljeve që janë gjetur, Nikçi, ka thënë se kanë të bëjnë me shkëputje të njëanshme të kontratës, moskompensim i orëve jashtë orarit, moskompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore dhe moskompensim i orëve gjatë festave zyrtare.

“Shkeljet janë: shkëputje e njëanshme e kontratës, moskompensim i orëve jashtë orarit moskompensim i pushimeve vjetore, pushimeve mjekësore, dhe moskompensim i orëve gjatë festave zyrtare. Në rritjen e numrit të inspektimeve që i bie që edhe ne si Inspektorat Qendror i Punës, kemi ngritur kapacitetin, kemi rritur prezencën d.m.th kemi trefishuar prezencën tonë në teren, kemi dyfishuar numrin e inspektorëve. Ne gjithashtu, kemi arritur të identifikojmë edhe shkelje më shumë se vitin e kaluar”, ka thënë Nikçi.

Megjithatë, pavarësisht shkeljeve, Nikçi, ka thënë se për periudhën gjashtë mujore nuk ka asnjë rast të vdekjes në vendin e punës.

Gjithashtu lexoni:

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Kosova News 21/07/2024 21/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?