KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Drejtësisë: KPK të braktisë qasjen destruktive
Siguri

Ministria e Drejtësisë: KPK të braktisë qasjen destruktive

Kosova News
Kosova News 12:04 -16/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përmes një komunikate për media Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhje për reagimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) ndaj miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në komunikatë thuhet se reagimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, është në vazhdën e qasjes destruktive, veprimeve penguese dhe tendencave të vazhdueshme bllokuese të Këshillit Prokurorial madje është ndërhyrje flagrante në kompetencat e Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ka për qëllim  ruajtjen e status quo-së dhe vazhdimin e problemeve sistematike, tanimë të njohura për publikun dhe për të cilat shprehin të gjithë shqetësim.

“Ashtu si gjatë pjesëmarrjes në grupet punuese të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe në diskutimet e fundit dhe amendamentet e shqyrtuara në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit, reagimi i KPK-së nuk përmban as edhe një argument të vetëm se si ky ligj  “cenon pavarësinë e KPK-së”, “ndërhyn në mandatin kushtetues” apo edhe “pamundëson funksionalizimin e KPK-së”, siç pretendohet në reagimin e KPK-së. Reagimi përveçse përmban të pavërteta e pasaktësi faktike, gjithashtu bazohet vetëm në konstatime dhe deklarata të përgjithshme që nuk janë të specifikuara e as argumentuara ligjërisht dhe profesionalisht e cila qasje dhe veprim  bie në kundërshtim edhe me vet rolin dhe mandatin e KPK-së për bashkëpunim konstruktiv dhe kontribut profesional në përmirësim të sistemit të drejtësisë, në veçanti atij prokuroria”, thuhet në komunikatë.

Sipas MD-së Ligjit për Këshillin Prokurorial, i ka paraprirë një procedurë e gjatë e hartimit e cila ka përfshirë konsultimin formal tre herë me Komisionin e Venedikut, diskutime e propozime konkrete nga organizatat e shoqërisë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, propozime dhe diskutime nga vet përfaqësuesit e sistemit prokurorial si dhe nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës së fundmi.

“Pra, ndryshe nga konstatimet e pavërteta dhe aspak të qëndrueshme të Këshillit Prokurorial për qasje të njëanshme, refuzim dhe injorim të propozimeve e komenteve të përfaqësuesve të tyre, Ministria e Drejtësisë rithekson se në vazhdimësi ka ftuar përfaqësuesit e sistemit prokurorial në takimet e grupit të gjerë punues, por edhe në takimet e veçanta, duke trajtuar kështu secilin propozim të tyre dhe duke adresuar dhe pranuar të gjitha ato që janë në interes të vet reformës.

Rrjedhimisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas një procesi gjithëpërfshirës (përfshirë përfaqësuesit e sistemit prokurorial), ka miratuar një Ligj reformues për sistemin, në përputhje të plotë me opinionet e Komisionit të Venedikut dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese së vitit të kaluar për këtë çështje”, thuhet tutje nga MD.

Nga MD po ashtu thonë se ndryshe nga konstatimet e Këshillit Prokurorial, miratimi i nismës së tillë, ishte mirëpritur nga vet akterët pjesëmarrës në këtë reformë siç janë përfaqësuesit aktiv të shoqërisë civile dhe të tjerë dhe i cili fakt, nuk kishte nxitur reagimin kundërshtues të shumicës së partnerëve ndërkombëtarë pjesëmarrës në këtë nismë (përjashto atë të zyrës së BE-së që ka të bëjë me kërkesën e tyre për dërgim të serishëm në Komisionin e Venecias dhe adresim të rekomandimeve që kanë të bëjnë me komisionin parazgjedhor, për të cilat, Ministria e Drejtësisë së bashku me Komisionin për Legjislacion, kishin ofruar sqarimet e nevojshme).

Si rrjedhojë, Ministria e Drejtësisë i bën thirrje KPK-së të fokusohet në zbatimin e këtyre elementeve që janë në të mirën e vet sistemit dhe të cilën reformë publiku, së bashku me reformat tjera e pret nga institucionet të cilat janë të mandatuara për të garantuar sundim të ligjit, ofruar drejtësi e mbrojtur të drejtat e njeriut.

Ministria e Drejtësisë kërkon nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të braktisë qasjen destruktive dhe tendencat  penguese dhe të jetë një partnerë bashkëpunues me qëllim të jetësimit të plotë të reformës në drejtësi.

Gjithashtu lexoni:

Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”

Kosova pa Kuvend, miliona eurot në pritje

Abdixhiku pret emisarin norvegjez: Kërkon Qeveri Uniteti dhe heqje të sanksioneve nga BE

Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Kosova News 16/07/2024 16/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
71%
1 km/h
Wed
35 °C
Thu
37 °C
Fri
32 °C
Sat
31 °C
Sun
26 °C

Lajmet e Fundit

Operacioni “Qielli i thyer”- Apeli i lë në paraburgim 22 të dyshuarit për trafikim me narkotikë
17:17 -25/06/2025
Milionat e Al-Ain tundojnë Ylber Ramadanin – mesfushori drejt një largimi të bujshëm nga Serie A
17:12 -25/06/2025
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas konfirmimit të sëmundjes “Gjuha e Kaltër”
17:09 -25/06/2025
Shefi i NATO-s i referohet Trumpit si ‘baba’ ndërsa vlerëson presidentin amerikan për armëpushimin Izrael-Iran
17:03 -25/06/2025
Granit Xhaka në dilemë, Ten Hag e ka mërzitur pasi nuk e kontaktoi – në anën tjetër Milani është në pritje
16:58 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?