KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ramush Haradinaj kishte kërkuar të njoftohet me kriteret e përdorura për emërimin e Jakup Krasniqit zv.komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Siguri

Ramush Haradinaj kishte kërkuar të njoftohet me kriteret e përdorura për emërimin e Jakup Krasniqit zv.komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 12:06 -15/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë pas përfundimit të dëshmisë se dëshmitarit të 77-të, sot ka rifilluar dëshminë e tij dëshmitari i 75-të i ZPS-së, Bislim Zyrapi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Edhe sot, dëshmitari Zyrapi është duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Krasniqit përmes avokates Venkateswari Alagnedra. Ajo e pyeti dëshmitarin për një dokument në të cilin thuhej se Ramush Haradinaj kishte kërkuar të informohej për kriteret që janë përdorur për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Pas një ftese të marrë me emrin e Jakup Krasniqit, gjeja e parë që ai (Ramush Haradinaj) e ve në diskutim është të kërkoj kriteret për emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. …Kërkoj të njoftohen komandantet e zonave, ose unë si komandat i zonës se caktuar, me kriterin e caktimit të kuadrit komandues pranë Shtabit të Përgjithshëm, konkretisht kërkoj të di për kriterin e emërimit të Jakup Krasniqit zëvendëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm”, tha avokatja Alagnedra.

Lidhur me këtë, dëshmitari Zyrapi tha se është një raport që janë kërkuar kriteret.

Pas kësaj, avokatja Alagnedra kërkoi që ky dokument që mbanë numër U009- 1991 deri 1992 të pranohet si provë materiale, dokument i cili edhe u pranua.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 15/07/2024 15/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?