KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Autoritetet amerikane po tentojnë të zbulojnë motivin për atentatin ndaj Trumpit
Botë

Autoritetet amerikane po tentojnë të zbulojnë motivin për atentatin ndaj Trumpit

Kosova News
Kosova News 15:00 -14/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump. Autoritetet amerikane po tentojnë që të zbulojnë motivin e këtij atentati.

FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar.

Sipas të dhënave, sulmuesi i dyshuar ishte i regjistruar si votues republikan në Pensilvani. Por, sipas raporteve federale financiare të fushatave zgjedhore, ai po ashtu kishte dhënë 15 dollarë donacion për një komitet politik progresiv më 20 janar 2021, në ditën kur presidenti Joe Biden bëri betimin.

Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik.

Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.

Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Me të dëgjuar të shtënat, agjentët e Shërbimit Sekret e tërhoqën ish-presidentin amerikan nga skena dhe e larguan me një automjet që e priste.

Trump u kërkon amerikanëve të bashkohen

Trump, përmes një postimi në Truth Social, tha të dielën se mezi pret të flasë në Uiskonsin,ku javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane.

“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë dhe të vendosur”, shkroi ai.

Ky është postimi i dytë që ai ka bërë që kur u qëllua në vesh një ditë më parë në Pensilvani.

Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton se si sulmuesi, i armatosur me një pushkë të stilit automatik mundi që të afrohej mjaftueshëm sa për të shtënë dhe për të plagosur Trumpin.

Sulmuesi, që u vra nga agjentët, qëlloi disa plumba drejt skenës “nga një pozicion i lartë jashtë vendit ku u mbajt tubimi”, tha Shërbimi Sekret.

Trump, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.

Liderët nga e mbarë bota kanë dënuar fuqishëm tentim-vrasjen ndaj Trumpit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi të shtunën, pas të shtënave se është mirënjohës që merr vesh se Trump është mirë.

“Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme”, tha presidenti Biden.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne nuk mund të jemi kështu. Ne nuk mund ta pranojmë këtë”, shtoi ai.

Të shtënat në Pensilvani ndodhën vetëm dy ditë pare se të nisë Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane, ku Trump, 78 vjeç, pritet të siurojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit./REL

Sulmuesi i Trumpit ishte i regjistruar si votues republikan që kishte dhënë donacione për demokratët

Gjithashtu lexoni:

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

Dyshime për manipulim votash nga Lista Serbe

Kosova News 14/07/2024 14/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?