KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden: Vetëm Zoti mund të më largojë nga gara
Botë

Biden: Vetëm Zoti mund të më largojë nga gara

Kosova News
Kosova News 09:41 -06/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka këmbëngulur se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta largojë nga gara presidenciale gjatë një interviste televizive ku u përpoq të qetësonte kritikët.

Në një intervistë pa shumë gafa, por që nuk ka gjasa të qetësojë kritikët, Bideni u pyet nga George Stephanopoulos i “ABC News” se si do të ndihej nëse do të mbetej i nominuar dhe do të humbiste ndaj Donald Trumpit.

“Do të ndihem për aq kohë sa kam dhënë gjithçka dhe kam bërë punën më të mirë që di që mund të bëj”, u përgjigj presidenti.

Në përgjigje të tjera që kundërshtarët mund t’i shohin si arrogancë ose jashtë kontekstit, 81-vjeçari pohoi se “po drejton botën” dhe askush nuk është “më i kualifikuar” për të qenë president.

Intervista e së shtunës [me kohën tonë lokale] erdhi mes kritikave ndërsa 81-vjeçari po përpiqet të shpëtojë nominimin demokrat për president pas paraqitjes katastrofike në debatin presidencial muajin e kaluar. Katër anëtarë të Kongresit i kanë bërë thirrje Bidenit të largohet nga gara dhe u raportua se Mark Warner, i cili kryeson komitetin e inteligjencës së Senatit, po kërkon të mbledhë një grup senatorësh demokratë për t’i kërkuar presidentit të heqë dorë nga oferta për rizgjedhje.

Por të premten, duke folur me Stephanopoulosin, presidenti Biden vazhdoi të kishte ton sfidues.

“Shiko. Dua të them, nëse Zoti i Plotfuqishëm do të zbriste dhe do të thoshte, ‘Joe, dil nga gara’, do të dilja nga gara. Zoti i Plotfuqishëm nuk po zbret”, ka thënë Biden.

Biden këmbënguli që pas takimit me liderët demokratë si Chuck Schumer, Hakeem Jeffries, Nancy Pelosi dhe guvernatorët e shteteve, do të vazhdojnë ta mbështesin atë.

Stephanopoulos, ish-këshilltar i lartë i presidentit Bill Clinton, i bëri presion Bidenit se çfarë do të bënte nëse i thuhej se miqtë dhe mbështetësit ishin të shqetësuar se kandidatura e tij do t’u kushtonte demokratëve Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.

“Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Nuk do të ndodhë”, u shpreh Biden.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen më 5 nëntor. 

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

Kosova News 06/07/2024 06/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të
15:40 -20/06/2026
Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?