KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ja si mund ta rifitojnë shtetësinë e Kosovës mërgimtarët me nënshtetësi gjermane
Botë

Ja si mund ta rifitojnë shtetësinë e Kosovës mërgimtarët me nënshtetësi gjermane

Kosova News
Kosova News 23:23 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Federale të Gjermanisë”, të gjithë ish-shtetas të Kosovës që kanë marrë shtetësinë e Gjermanisë dhe kanë hequr dorë nga ajo e Kosovës, tani mund të aplikojnë për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Berlin njofton për procedurën dhe dokumentacionin e nevojshëm për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Dokumentet e nevojshme për rifitimin e shtetësisë së Kosovës për personat madhorë janë:

-certifikata e lindjes,

-kopja e dokumenteve të identifikimit të parashtruesit të kërkesës,

-dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë mbi përmbushjen e obligimeve tatimore,

-dëshminë që nuk ka dosje penale (të lëshuar nga Policia e Kosovës), dëshminë që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe nuk është i dënuar për vepra penale (e lëshuar nga gjykata kompetente e Republikës se Kosovës), si dhe organi kompetent i shtetit të huaj shtetas i të cilit është parashtruesi i kërkesës dhe shtetit në të cilin ka pasur vendbanimin e fundit, jo më të vjetër se 6 muaj,

-dëshminë se posedon mjete të mjaftueshme materiale për të siguruar jetesën e vetë dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat sociale

-deklaratën nën betim me shkrim me të cilën pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës se Kosovës sipas shtojcës 3,

-të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shengenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Dokumente të nevojshme për persona nën moshën 18 vjeç janë:

-certifikata e lindjes,

-kopjen e dokumentit të identifikimit të vlefshme me fotografi që duket qartë,

-dokumente të vlefshme identifikimi me fotografi për dy prindërit,

-pëlqimi me shkrim i prindërve, i vërtetuar nga noteri,

-certifikatën nga regjistri i gjendjes civile të prindërve ose ndonjë dëshmi tjetër të vlefshëm që dëshmon shtetësinë e prindërit,

-pëlqimi i fëmijës nga mosha 14 deri në 18 vjet sipas shtojcës 2,

-të gjitha dokumentet të cilat i ofron parashtruesi i kërkesës për fitimin e shtetësisë, duhet të jenë të vulosura me vulë apostile apo me vulë verifikuese, duke i përjashtuar dokumentet e shtetasve të shteteve anëtare të BE-së dhe shtetasit e shteteve të zonës së Shëngenit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Parashtrimi i kërkesave bëhet pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi e ka vendbanimin.

Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht misioneve konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani (Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Mynih dhe Stuttgart).Afati për shqyrtimin e kërkesave për fitimin dhe rifitimin e shtetësisë është brenda njëqind e tetëdhjetë (180) ditësh.

Republika e Kosovës e njeh shtetësinë e shumëfishtë që do të thotë se shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera dhe kjo nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin./albinfo.ch

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?