Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë si “absolutisht të rremë” një raport të New York Times të mërkurën, që thoshte se presidenti i SHBA-së Joe Biden, i kishte thënë një aleati se po e mendonte nëse do të vazhdonte garën e tij për rizgjedhje në nëntor.
Raporti u bazua në një bisedë që “Times” tha se Bideni kishte me një “aleat kyç” të paidentifikuar, i cili u citua të thoshte se presidenti e dinte se duhej të siguronte shpejt publikun se mund ta bëjë ende punën si president.
Performanca e lëkundur e Bidenit në debatin kundër rivalit republikan, Donald Trump në Atlanta javën e kaluar ka nxitur thirrje që ai të tërhiqet si kandidat demokrat për zgjedhjet e 5 nëntorit.
“Ky pretendim është absolutisht i rremë”, ka shkruar në X zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrw Bates.
Edhe CNN-i raportoi për një bisedë të ngjashme me një aleat të paidentifikuar, i cili u citua të thoshte se Bideni “nuk është i pavëmendshëm”.
Në raportin e tij, CNN-i ka thënë se Bideni situata ishte kritike nëse ai mund të shpëtonte kandidaturën e tij për rizgjedhje.
Presidenti Biden ka thënë të martën në një tubim elektoral në Virxhia se ishte i lodhur gjatë debatit pas dy udhëtimeve jashtë vendit.
Zyrtarët e fushatës së Bidenit po planifikojnë të mbajnë një takim me guvernatorët demokratë më vonë të mërkurën.


