KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçeviq: Nuk ka mundësi për përparim në dialog derisa Kurti është në pushtet, Lajçak e di këtë
Politikë

Vuçeviq: Nuk ka mundësi për përparim në dialog derisa Kurti është në pushtet, Lajçak e di këtë

Kosova News
Kosova News 16:12 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka pretenduar se nuk ka mundësi që dialogu Kosovë-Serbi të lëvizë derisa në krye të pushtetit në Kosovë të jetë kryeministri Albin Kurti.

“Nuk shoh asnjë milimetër hapësirë ​​që diçka do të lëvizë në dialog derisa të jetë Kurti në pushtet. Kur fola me Miroslav Lajçakun në Athinë para dhjetë ditësh, e shoh që edhe ata janë të vetëdijshëm për këtë. Ata e dinë se Kurti me siguri nuk do të formojë Asociacionin. Mua më duket se është joreale që QUINT nuk ka ndikim te Kurti. Ata thonë se po na bëjnë presion, por ne nuk shohim ndonjë përparim”.

Ai gjithashtu tha se të gjitha veprimet e Perëndimit çojnë te “qëllimi i mëparshëm” e që, sipas tij,  është pavarësia e Kosovës, shkruan Blici serb.

“Unë nuk mendoj se as Lajçak dhe as Borrell janë entuziastë për këtë, por mendoj se ka qendra që e mbështesin atë”, thotë Vuçeviq.

Ai gjithashtu vazhdoi fushatën propaganduese se në Kosovë ka “terror” ndaj serbëve.

“Populli i Kosovë është absolutisht i dëshpëruar, [po të isha] në vendin e tyre unë do të kisha vdekur shumë kohë më parë”, tha Vuçeviq.

Ai ka komentuar edhe paralajmërimet e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili tha se nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiq vjen në Kosovë pa leje mund të arrestohet.

“Banditët nuk mund të arrestojnë kurrë presidentin e një vendi, por edhe se presidenti nuk do të bëjë kurrë asgjë që do të kërcënonte sigurinë e serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq, duke pretenduar se e kanë shqetësim paqen në rajon.

“Duhet të jemi të kujdesshëm, të ruajmë paqen dhe të shpëtojmë serbët në Kosovë, megjithatë kemi të bëjmë me dikë që nuk dëshiron paqe dhe që dëshiron spastrimin etnik të serbëve në Kosovë. Dhe nëse presidenti i Serbisë vendos t’i vizitojë, do të jetë në koordinim me KFOR-in, EULEX-in dhe me të gjitha institucionet me të cilat është e nevojshme”.

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Presidenti i FFK-së takohet edhe me një talent në Basel
22:23 -22/06/2025
Izrael – Iran/ OKB: Paqja nuk mund të imponohet, ajo duhet të zgjidhet
22:20 -22/06/2025
Trumpi: Iranit ia hoqëm bombën bërthamore nga duart
22:03 -22/06/2025
Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?