KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hill: Nuk e kuptoj pse u ndalua festivali “Mirëdita, Dobar dan”
Politikë

Hill: Nuk e kuptoj pse u ndalua festivali “Mirëdita, Dobar dan”

Kosova News
Kosova News 14:46 -02/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, tha se nuk e kupton vendimin për ndalimin e festivalit “Mirëdita, Dobar dan”, sepse, siç tha, është një ngjarje që e inkurajon bashkëpunimin mes Serbisë dhe Kosovës.
Hill tha në një intervistë për revistën “Diplomacy and Commerce” se nuk e priste një vendim të tillë nga autoritetet serbe, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Ka gjithmonë arsye të sigurisë, kjo është e qartë për mua. Por, unë nuk e kuptoj këtë vendim. Festivali ka qenë i shkëlqyeshëm për Serbinë, është mbajtur për dhjetë vjet…”, tha Hill.

Ai kujtoi se festivali është i sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe tha se BE-ja po përpiqet t’i normalizojë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kjo do të thotë, para së gjithash, ulje e tensioneve, por nënkupton edhe ide për bashkëpunim të ndërsjellë”, tha ambasadori amerikan.

Mungesa e normalizimit të marrëdhënieve, sipas tij, “do të thotë jostabilitet, do të thotë probleme”.

“Ndërsa evropianët duan ta shohin Serbinë në mesin e tyre, brenda strukturave të tyre, ata duan që Serbia t’i zgjidhë ose të paktën t’i adresojë problemet e saj përpara se të hyjë në BE. Pra, unë mendoj se ata janë shumë të përqendruar në normalizim, ashtu sikurse edhe ne”, tha Hill.

Festivali “Mirëdita, Dobar dan”, i cili promovon bashkëpunimin mes skenës kulturore e artistike të Kosovës dhe asaj të Serbisë, është dashur të mbahet në Beograd nga data 27 deri më 29 qershor.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ndaloi mbajtjen e tij, për shkak të, siç tha, “rrezikimit të sigurisë së njerëzve dhe pronës”, pas tubimit të ultra të djathtëve që e kundërshtuan mbajtjen e festivalit.

Ndalimi i festivalit u dënua nga organizatat joqeveritare në rajon dhe nga disa parti opozitare në Serbi, ndërsa Bashkimi Evropian shprehu keqardhje./REL

Gjithashtu lexoni:

Zgjedhjet lokale, KQZ: Votimi jashtë vendit do të realizohet përmes postës

Sulmi ndaj Iranit, Kurti: ShBA-ja, miku ynë special që duhet mbështetur

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Kosova News 02/07/2024 02/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Sekretari britanik bën thirrje për shtensionim dhe zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit
21:33 -22/06/2025
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT fton qytetarët të raportojnë parregullsitë
21:11 -22/06/2025
Një 48-vjeçar humb jetën në Shalë të Drenasit
21:03 -22/06/2025
Agim Ademi takohet me talentin Leon Avdullahu, mesfushori mund t’i bashkohet Kosovës
20:28 -22/06/2025
Rikthehet në funksion Njësia B1 e Termocentralit Kosova B
19:59 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?