KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare – mesazh për Kinën
Botë

Stërvitja më e madhe në botë e forcave detare – mesazh për Kinën

Kosova News
Kosova News 18:56 -29/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara dhe 28 vende të tjera partnere filluan këtë javë stërvitjen më të madhe luftarake detare në botë pranë brigjeve të Havait. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carla Babb, analistët thonë se stërvitja në zonën gjeografike që njihet si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, ofron një mundësi për vendet partnere që të punojnë së bashku ndërsa i dërgojnë Kinës një mesazh të fortë parandalues.

Bashkëpunim ndërkombëtar në një shkallë të lartë. Dyzet anije, mbi 150 avionë, tre nëndetëse dhe 25 mijë trupa po marrin pjesë në stërvitjen detare të këtij viti në Oqeanin Paqësor që njihet si RIMPAC.

Forcat detare të vendeve të ndryshme të botës po praktikojnë një gamë të gjerë misionesh, që nga reagimi ndaj fatkeqësive natyrore e deri tek aftësitë e nevojshme në luftë.

“Çdo vend i botës që ka interesa në Paqësor dhe do t’u përmbahet të njëjtave vlera, është i mirëpritur të marrë pjesë”, tha zyrtari i lartë i forcave detare të Kilit, Alberto Guerrero, zëvendëskomandant i stërvitjes RIMPAC.

Kina nuk është ftuar, pasi siç thonë analistët, mirëpritja e ngrohtë që i bëri stërvitja RIMPAC Pekinit rreth një dekadë më parë dështoi.

Markus Garlauskas drejton Nismën për Sigurinë e Indo-Paqësorit në Këshillin e Atlantikut.

“Kina u ftua të merrte pjesë në stërvitje. Por Kina përfitoi nga rasti dhe goditi pas shpine Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, duke e shfrytëzuar rastin si mundësi për të mbledhur të dhëna zbulimi dhe duke u përpjekur që të ketë ndikim më të madh, diçka e papranueshme”.

Zyrtarët thonë se stërvitja e përbashkët ushtarake i dëgon një mesazh të fortë Kinës që ta ndalojë ngacmimin e fqinjëve të saj.

“Ata jo vetëm që do të përballen me Shtetet e Bashkuara në vendin që po vënë në objektiv, por do të duhet të përballen me përgjigjen e shumë vendeve që kanë interesa të përbashkëta në frenimin dhe përballjen e agresionit kinez, si kërcënim për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, thotë Markus Garlauskas me Këshillin e Atlantikut.

Këtë vit, vendet që marrin pjesë në stërvitjen RIMPAC do të praktikojnë në goditjen e një anije të vjetër amerikane, të dalë nga funksioni, një shans i rrallë për të mësuar se sa të fuqishme janë armët e tyre për të fundosur një kundërshtar të madh në det të hapur. Stërvitja do të vazhdojë deri në fillim të gushtit/ voa

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 29/06/2024 29/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?