KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kthehet në Komision për rishqyrtim Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes
Politikë

Kthehet në Komision për rishqyrtim Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 11:37 -27/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me 69 vota për, 4 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar mocioni i kryetarit të Komisionit për Siguri, njëherësh deputeti i AAK-së, Bekë Berisha që të kthehet në Komision Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka akuzuar anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komision, Enver Dugolli, duke thënë se “në mënyrë klandestine ka kontrabanduar” me projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u shpreh të enjten se ky projektligj nuk duhet të miratohet pasi cenon sigurinë kombëtare dhe rrezikon bashkëpunimin e Kosovës me partnerët.

“Nëse hiqet termi ‘dhe sigurisë’ cenohet mandati dhe veprimtaria e AKI-së… Ky bën që të humb kuptimi i AKI-së, inspektimi i AKI-së duhet të kryhet nga inspektori i AKI-së..Ndoshta pëe të emëruar dikë që është i preferuari i pushtetit, për të marrë kontroll në këtë agjencion…Doni të eliminoni presidenten nga kompetencat…pasi keni probleme mes vete. Amandamenti 45 për dispozitat kalimtare është e keqja më e madhe pasi do të krijohet boshllëk për 12 muaj pa instrument të inteligjencës së mbrojtjes pasi do të shuhet drejtoria aktuale për siguri”, ka shtuar tutje Berisha.

Nga PDK, deputeti Rashit Qalaj tha që ky projektligj të tërhiqet nga sponzorizuesi dhe të kthehet sërish në Komisionin për Siguri.

“Të tërhiqet nga sponzorizuesi për shkak të shumë çështjeve që janë devijuar rruhgës nga ligji përfundimtar. Qëndrojnë ato që thotë berisha pasi vërehtet shumë lehtë qëë stë një konflikt në mes të dy institucioneve të vendit dhe për mua nuk është me rëndësi sot…”, ka thënë Qalaj.

Edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni kërkoi që të të tërhiqet në tërësi ky projektligj edhe nga sponsorizuesi.

“Me ministri të Mbrojtjes funksionojnë katër drejtori dhe janë nën varësi të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtje. Tash me Projektligjin për Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ideja është që të avancojë në Agjencion. E me këtë avancim janë politika të veçanta. D.m.th rritet roli i drejtorisë së Inteligjencës tek Agjencioni. Me rritjen e përgjegjësisë së organizatës ulet grada e atij që do të udhëheq Agjencionin”, ka thënë Qalaj.

Përndryshe, seanca plenare është duke punuar në një sallë alternative dhe jo në atë të mbledhjeve plenare. Shkak janë punimet për rregullimin e sistemit të votimit elektronik në sallë, që, sipas Kuvendit, pritet të zgjasë deri në fund të gushtit.

Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend për të mos i humbur mandatet

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës nis të merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Kosova News 27/06/2024 27/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave
14:02 -10/08/2026
Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme
13:31 -10/08/2026
Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje
13:09 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?