KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » O’Brien mbështet deklaratat e Borrellit: Moszbatimi i marrëveshjeve, mundësi e humbur për Kosovën e Serbinë
Politikë

O’Brien mbështet deklaratat e Borrellit: Moszbatimi i marrëveshjeve, mundësi e humbur për Kosovën e Serbinë

Kosova News
Kosova News 09:53 -27/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka mbështetur deklaratën e shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në lidhje me takimet e djeshme në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

O’Brien ka cituar Borrellin duke thënë se “moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët” duke theksuar se palët duhet që të angazhohen për të trajtuar problemet mes tyre në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

.@JosepBorrellF’s meetings today with 🇷🇸@predsednikrs & 🇽🇰 @albinkurti highlight how the parties must recommit to tackling problems and pursuing opportunities within the EU-facilitated Dialogue. Non-implementation of past agreements is indeed a lost opportunity for both parties.…

— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) June 27, 2024

Ndryshe, dje janë mbajtur takimet dypalëshe në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

Borrell takoi Kurtin fillimisht pastaj Vuçiqin, por nuk pati takim trepalësh.

Pas këtyre takimeve, Borrell ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh në Bruksel.

Sipas tij, Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Teksa e ka cituar Kurtin, Borrelli ka thënë se është kërkuar që marrëveshja bazë të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e 13 dhjetorit e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiq dhe grupi i tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tre kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit. Citoj ‘1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor. 3. Dorëzimin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’”, ka thënë ai në konferencën për medie pas takimeve dypalëshe.

Borrelli tutje ka shtuar se të dyja palët janë përgjegjëse për mospërmbushjen e asaj për çka janë zotuar.

“Asnjë hap nuk është ndërmarrë për themelimin e Asociacionit. Draftstatuti evropian që ofron një mënyrë moderne për tu marrë me këtë çështje. Nuk duhet harruar që procesi i normalizimit përparon shpejt nëse të dy palët dakordohen. Ne dhe SHBA-ja nuk mund ta duam më shumë normalizimin e marrëdhënieve sesa Kosova dhe Serbia. Sot patëm një takim tjetër. Diskutimet ishin siç pritej, të vështira si gjithmonë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se para takimit, BE-ja ka prezantuar një propozim të ri për zbatimin për planin që do të udhëzonte planin e implementimit të marrëveshjes, por “kushtëzimi i zbatimit nuk lejonte që diskutimi të fokusohej se si të vazhdohej tutje nga palët, kështu që palët mbeten shumë larg njëra-tjetrës”.

Gjithashtu lexoni:

Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja

Murati kritikon prokurorët: Hetojnë punëtorët që denoncojnë plaçkitjen, jo ata që vodhën 4.4 milionë euro

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale

Kosova News 27/06/2024 27/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Dortmundi fiton goleadën ndaj skuadrës afrikane
20:04 -21/06/2025
Bizneset kërcënojnë me bllokadë të rrugëve nëse ZRRE-ja nuk pezullon vendimin, afati përfundon sot
19:27 -21/06/2025
Houthi kërcënon ShBA-në nëse e sulmon Iranin
18:58 -21/06/2025
Mbappe mungon sërish për Real Madrid
18:46 -21/06/2025
Ivanoviq u ekzekutua pasi refuzoi t’i nënshtrohej Listës “Srpska”, konstaton Themelorja
18:25 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?