KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbahet takimi i ministrave të Jashtëm  të BE-së në Luksemburg, diskutojnë për sigurinë në Evropë
Politikë

Mbahet takimi i ministrave të Jashtëm  të BE-së në Luksemburg, diskutojnë për sigurinë në Evropë

Kosova News
Kosova News 17:24 -23/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të kenë një drekë pune me homologët e tyre nga shtetet e rajonit, në takimin që do mbahet të hënën në Luksemburg.

Pritet që në mes temave që do trajtohen, vendin kyç ta zë politika e jashtme më fokus në sanksionet  e Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë si dhe siguria mbrojtja, por edhe bashkëpunimi rajonal.

Bëhet fjalë për takim të rregullt që mbahet dy herë ne vit në mes ministrave të rajonit dhe atyre të BE-së.

Bashkimi Evropian konsideron se sfidat e sigurisë me të cilët përballet rajoni janë të ngjashme me ato të BB-së.

Për këtë takim, Brukseli ka përgatitur një dokument orientues ku cilësohet se sfidat që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë, janë gjithnjë e më komplekse në rrethanat e tashme gjeostrategjike dhe kjo e vë në rrezik, rendin evropian dhe atë global.

Përshtatja e vendeve të rajonit me politikën e jashtme, që nënkupton edhe sanksionet kundër Rusisë, siç cilësohet në këtë dokument, paraqet edhe orientimin strategjik të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja pret që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të vazhdojnë ta japin kontributin e tyre edhe në ndihmat për Ukrainën, e cila është duke luftuar kundër pushtimit nga Rusia.

Kosovën në këtë takim ministror pritet ta përfaqësoj shefja e diplomacisë Donika Gërvalla.

Sa i përket Kosovës, dokumenti i përpiluar nga BE precizon se vitin e fundit, misioni i EULEX-it ka dhënë kontribut jo vetëm në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, si reaguesi i dytë, por edhe në përmirësimin e sundimit të ligjit.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ka shërbyer jo vetëm si platformë për avancimin e normalizimit të raporteve, por edhe për parandalimin e tensioneve dhe menaxhimin e krizave“, thuhet në dokumentin e Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian si prioritet të angazhimit në rajon e sheh avancimin e procesit të pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, përmes dialogut për normalizimin  e marrëdhënieve.

Gjithashtu lexoni:

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Kosova News 23/06/2024 23/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?