KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sivjet kryhen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë
B5Ekonomi

Sivjet kryhen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Kosova News
Kosova News 23:50 -22/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ishte nisur të ndërtohet tetë vjet më parë. Por nga ajo kohë, rruga Prishtinë-Podujevë edhe më tej vazhdon të mbetet e papërfunduar. Sidoqoftë, punimet e nisura në vitin 2016, pritet të përfundojnë brenda këtij viti, ndonëse qytetarët shprehen të lodhur nga kjo ngadalësi e kryerjes së projekteve.

Punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë po kryhen edhe gjatë fundjavës. Të shtunën makineritë e rënda vazhdonin në disa vende të punonin.

Paralelisht me punimet, është shtuar edhe vështirësia për të kaluar në këtë rrugë shumë të ngarkuar.

Pluhuri e kolonat e gjata po ua vështirësojnë qarkullimin atyre që kalojnë nëpër këtë rrugë që lidh vendin edhe me pikën kufitare të Merdarit.

‘Po na pengon pluhuri, në shëndet. Po I dëmtojmë me vetura, me krejt. Po shpresojmë që shumë shpejt ka me u kry rruga”, tha qytetari, Lavdim Rrahmani.

Kurse qytetari tjetër, Shefqet Maloku ka thënë se ngadalë po shkojnë punimet.

Pjesëtarë të shoqërisë civile deklarojnë se përfundimi i këtij projekti po merr shumë kohë për t’u përfunduar.

“Shprehi indinjatën e nevrozën që kanë qytetarët e asaj zone me çështjen e rrugës e cila ju ka zgjat. Përveç që po ju bën dëme fizike e psikologjike kjo zgjatje po shkakton pakënaqësi të mëdha. Ky durim nuk do duhej të ishte për këtë çështje që po zgjat me vite”, ka thënë Albinot Maloku.

RTK provoi të shtunën të marrë përgjigje nga Ministria e Infrastrukturës, mbi dinamikën e kryerjes së këtyre punimeve, por kjo ishte e pamundur.

Ndërtimi i kësaj rruge ka përfunduar edhe në prokurori. Në maj të këtij viti,  zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është intervistuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me këtë segment rrugor.

Megjithatë, ai ishte shprehur se në prokurori ka “sqaruar pastërtinë e plotë”.

Ndërkohë, për përfundimin e rrugës nacionale Prishtinë-Podujevë janë ndarë plot 38 milionë euro, ndërsa punimet pritet të kryhen brenda vitit.

Punimet kishin filluar në vitin 2016, ndërsa pretendimet ishin që ajo të përfundonte brenda tre vjetësh.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Kosova News 22/06/2024 22/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?