KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Vetëm ne e patëm seriozisht për zgjedhjet”, Hamza optimist se do jetë kryeministër
Politikë

“Vetëm ne e patëm seriozisht për zgjedhjet”, Hamza optimist se do jetë kryeministër

Kosova News
Kosova News 10:22 -22/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë për Ekonomia Online, se partia në pushtet, Vetëvendosje, nuk e ka pasur seriozisht shkuarjen në zgjedhje.

Ndërkaq, është goxha optimist se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kryeministër.

Hamza ka thënë se për zgjedhje ka qenë e gatshme veç partia e tij, ndërsa shpreh gatishmërinë për bashkëpunuar me të gjitha partitë në vend, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne kemi qenë të hapur gjithmonë jemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike, me këto që janë në opozitë dhe me partinë në pushtet, për çështje të caktuara të cilat janë në interes të vendit në interes të Kosovës. I kemi dallimet tona politike, konceptualisht në aspektin programor jem më të afërt më disa parti në opozitë, ndërsa për shkuarjen në zgjedhje del se e vetmja Partia Demokratike e Kosovës e ka pasur seriozisht dhe ka qenë e gatshme. Ne kemi deklaruar që cilado prej mundësive juridike që vjen në shprehje, ne jemi të gatshëm që ta japim kontributin tonë, edhe përmes dorëheqjes së kryeministrit, gjë të cilën nuk është duke e bërë; edhe përmes mocionit të mosbesimit”, ka thënë Hamza.

Ai ka numëruar arsyet se përse vendi duhej të shkonte në zgjedhje sa më parë, në çfarëdo mënyre që kjo do të mundësohej.

“Partia Demokratike e Kosovës sigurisht që do t’i japë 18 votat e veta (për rrëzimin e Qeverisë). Kemi qenë të gatshëm që të bashkëpunojmë më të gjitha partitë që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës për shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjes së vendit në zgjedhje, për shkak të gjendjes ekonomike, mirëqenia e qytetarëve, ngritja e çmimeve, dobësimi i standardit, gjendja në arsim e shëndetësi”.

“Nuk është ajo e cila mundet me qenë dhe duhet me qenë dhe për këtë arsye do të thotë Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e gatshme dhe e përgatitur me shku në zgjedhje, mirëpo del që partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dashur zgjedhje, për arsye se sikur të kishte dashtë zgjedhje kanë qenë të mjaftueshme votat e shumicës dhe votat e Partisë Demokratike që vendi të shkojë në zgjedhje. Por po del që ata po proklamojnë dhe thonë që kemi qenë të gatshëm e në fakt nuk kanë qenë të gatshëm dhe normalisht që dy partitë tjera që janë prezentë në Kuvendin e Kosovës nuk kanë treguar ndonjë vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje. Sidoqoftë jemi në muajt e fundit dhe prapë se prapë zgjedhjet do të vijnë”, ka thënë Hamza.

Hamza i cili aktualisht drejton Mitrovicën e Jugut, është optimist se do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës. Ka thënë se po punojnë fortë për të arritur këtë objektiv.

“Ne punojmë shumë që Partia Demokratike e Kosovës ta ketë kryeministrin dhe unë besoj që kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e siç dihet unë jam i propozuar zyrtarisht për kryeministër të Republikës së Kosovës. Ne do të punojmë që kryeministrin ta ketë Partia Demokratike”, ka thënë Hamza.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Konjufca paralajmëron ftesat e radhës nga Kurti për tri partitë shqiptare

Dehari: Pa marrëveshje politike, Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja

Kosova News 22/06/2024 22/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?