KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Politikë

Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kosova News
Kosova News 17:13 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Miroslav Lajçak do të mbetet në pozitën e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u tha gazetarëve në Bruksel një diplomat nga Shërbimi i Jashtëm që është i njohur me procesin.

“Miroslav Lajçakut i skadon mandati më 31 gusht, por Josep Borrell ka vendosur t’ia zgjasë atë për disa muaj”, tha ai.

Siç raportojnë mediat serbe, zyrtari i BE-së ka thënë se Borrell vendosi të ndërmarrë një hap të tillë sepse beson se Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, duhet të jetë ai që do të emërojë Përfaqësuesin e tij special për dialogun.

Megjithatë, nuk dihet se sa do të qëndrojë Lajçak në atë pozitë.

“Lajçak do të qëndrojë në atë pozicion për aq kohë sa të jetë e nevojshme, për të siguruar që procesi të mos mbetet pa ndërmjetës”, tha diplomati i BE-së.

Përfaqësuesi i ri i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, zgjidhet nga Parlamenti Evropian në kuadër të zgjedhjeve të Komisionit të BE-së, bazuar në propozimin e Këshillit Evropian. Zgjedhja e Komisionerit është planifikuar për në vjeshtë, por mund të përshpejtohet nëse marrëveshjet politike arrihen më herët.

Përfaqësuesi i BE-së më pas emëron përfaqësuesit e tij specialë, përfshirë edhe atë që do të merret me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të takohen më 26 qershor.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, të enjten, i cili ka thënë se dialogu do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Që nga shtatori s’ka pasur takim mes Kurtit dhe Vuçiç-it ndërsa për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçaku zhvilloi në Kosovë të martën dhe në Serbi të mërkurën.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend

Haradinaj takon ambasadorin Rohde, thotë se AAK është e gatshme për gjetjen e zgjidhjes për tejkalimin e bllokadës politike

Pushon aktiviteti i ‘Lëvizjes për Bashkim’, e çregjistron KQZ-ja

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen lamtumirëse për Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë
18:46 -10/07/2025
Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura
18:27 -10/07/2025
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
18:22 -10/07/2025
Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend
18:18 -10/07/2025
Prizren: 73 Vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij, nisin hetimet
18:12 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?