KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ largon përdorimin e sprejit në procese zgjedhore dhe miraton formatin e kabinave të votimit
Politikë

KQZ largon përdorimin e sprejit në procese zgjedhore dhe miraton formatin e kabinave të votimit

Kosova News
Kosova News 11:24 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e specifikave të kabinave të votimit që do të përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore. Gjithashtu, në këtë mbledhje u miratua vendimi për largim të sprejit e që do të përdoren ngjyra matrikuluese.

Një kabinë votimi do të jetë nga letër kartoni e fortë dhe do të vendoset mbi tavolinë.

Arianit Elshani, anëtar i KQZ-së ka thënë se këto kabina duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ

“Ne kemi shqyrtuar disa modele dhe disa lloje materialit që përdoret. Ka qenë e domosdoshme që specifikat e kabinës së votimit të përdorën për disa procese zgjedhore, ky material duhet të ruhen në depot e komunave përkatëse e pastaj të kthehen ne depo të KQZ gjë që do të kursente buxhetin e  shtetit dhe të KQZ-së. Këto specifikat janë konform që kemi pas si Këshill i operacioneve ligjore”, ka thënë Elshani

Sami Kurteshi anëtar i KQZ-së nga radhët e PDK-së e sheh si të arsyeshme qe duhet me pas një orë praktike me pa sa është e mundshme një kamerë t’i sheh personat se për kë voton.

“Unë mendoj qe njëherë duhet me pas një orë krejt praktike dhe kemi për detyrë të KQZ-së po me i marr krejt ata qe kanë rezerva lidhur me vendosjen e kamerave dhe pozitën e kabinave të votimit dhe me marr kamera të mira edhe me praktikisht edhe ata qe kanë vërejtje se vërejtjen duhet me i marr seriozisht dhe me pa sa është e mundshme një kamerë me pa ku mundet me qenë problemi, a mundet me dit dikush për kë unë po votoj”, tha ai.

Edhe anëtari tjetër i VV-së, Alban Krasniqi, u shpreh se ky format i kabinës është më i përshtatshëm prej dallim prej herëve të tjera

“Kabina në formatin qysh është e përshtatshme për vendosjen ne tavolina në qendra votimit për dallim  prej herëve tjera ky dimension është me i gjerë dhe me i gjatë, zë hapësirë në të gjitha dimension me ndervepru edhe më mirë baza saj është tavolina e shkollës”, tha Krasniqi.

Spreji i cili hidhej në gishtin e madh të një qytetari i cili votonte nuk do të përdoren në proceset e ardhshme zgjedhore.

Në vend te sprejit KQZ do te përdore  ngjyrën matrikuluese, me të cilën do të bëhet gishti i madh i dorës së djathtë të votuesit.

Ky vendim u mor në mbledhjen e 36-të të KQZ-së për vitin 2024.

Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për miratimin e specifikave te kabinave të votimit që përdoren për proceset e ardhshme zgjedhore.

Një kabine votimi do te jetë nga letër kartoni e forte  dhe do të vendoset mbi tavolinë.

Gjithashtu lexoni:

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Thirrje urgjente për kursim, nga nesër mungesë e theksuar e prodhimit vendor të rrymës
15:13 -20/06/2025
Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e një 20-vjeçari, dyshohet për tri vepra penale
14:56 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?