KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bideni pret Stoltenbergun në Washington: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Botë

Bideni pret Stoltenbergun në Washington: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë

Kosova News
Kosova News 18:31 -18/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, dy udhëheqësit biseduan lidhur me mbështetjen afatgjatë për Ukrainën, ndërsa ky vend përballet me agresionin rus.

Ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut shënon 75 vjetorin, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington për diskutuar planet për takimin e korrikut, ku do të flitet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.

Presidenti Joe Biden e vlerësoi punën e aleancës duke thënë se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm.

 “NATO-ja u themelua 75 vjet më parë. Është e rëndësishme të thuhet se mësimi që kemi nxjerrë është uniteti i aleancës për të mbrojtur dhe frenuar agresionin. Nën udhëheqjen tuaj, NATO është bërë më e madhe, më e fortë dhe më e bashkuar se ndonjëherë”, iu drejtua Presidenti Biden zotit Stoltenberg.

Më herët të hënën, zoti Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s kishin dhënë mbështetje “të pashembullt” për Ukrainën. Ai tha se kjo do t’i kushtojë aleancës të paktën 45 miliardë dollarë në vit.

“Në takimin e korrikut pres që udhëheqësit e tjerë të pajtohen që NATO-ja të udhëheqë koordinimin dhe ofrimin e ndihmës së sigurisë dhe trajnimit për Ukrainën. Kjo është arsyeja pse propozova një zotim financiar afatgjatë me fonde të reja çdo vit. Sa më e besueshme të jetë mbështetja jonë afatgjatë, aq më shpejt do ta kuptojë Moska se nuk mund ta zgjasë konfliktin, dhe aq më shpejt do të përfundojë kjo luftë. Mund të duket si një paradoks, por rruga drejt paqes është më shumë armë për Ukrainën”.

Analistët thonë se këto diskutime po përcaktojnë axhendën për takimin e ardhshëm.

“Megjithatë, çështjet kryesore janë se çfarë i thotë aleanca Ukrainës pas premtimeve për mbështetje gjatë javëve të fundit? Cila do të jetë natyra e marrëdhënieve NATO-Ukrainë? NATO-ja po merr përsipër nga Shtetet e Bashkuara ndihmën ushtarake dhe koordinimin e trajnimit ushtarak për Ukrainën. Një hap madhor që po ndodh aktualisht”, thotë Dan Hamilton me Institutin Brookings.

Javën e kaluar, Presidenti i Ukrainës e vlerësoi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se kjo hap rrugën për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Çështja e NATO-s përfshihet në tekstin e marrëveshjes. Ajo thotë se Amerika në të ardhmen mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe e pranon se marrëveshja jonë e sigurisë është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO”, tha Presidenti Zelenskyy.

Kjo urë mund të jetë e gjatë, thotë analisti Hamilton, duke vënë në dukje se edhe vendet e tjera po ndërmarrin angazhime dypalëshe me Ukrainën.

“Në thelb, disa prej tyre po zotohen për mbrojtje reciproke. Të tjerë premtojnë mbështetje ushtarake për një periudhë më të gjatë kohore. Kështu që ukrainasit mund ta llogarisin këtë mbështetje”, thotë Dan Hamilton me Institutin Brookings.

Analisti thotë se në radarin e NATO-s është edhe mënyra se si mund të përfundojë lufta, siç është ndërgjegjësimi në rritje për kërcënime përtej Atlantikut të Veriut, sikurse pasqyrohet edhe nga planet e udhëheqësve të Japonisë, Australisë, Koresë së Jugut dhe Zelandës së Re për të marrë pjesë në takimin e NATO-s që fillon më 9 korrik në kryeqytetin amerikan. /VOA

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 18/06/2024 18/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?