KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden zgjat urdhrin për emergjencë kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor
Botë

Biden zgjat urdhrin për emergjencë kombëtare lidhur me Ballkanin Perëndimor

Kosova News
Kosova News 12:04 -15/06/2024
Shpërndaje
U.S. President Joe Biden speaks as he attends the DNC 2023 Winter Meeting in Philadelphia, Pennsylvania, U.S., February 3, 2023. REUTERS/Elizabeth Frantz
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka zgjatur për edhe një vit urdhrin ekzekutiv për emergjencë kombëtare lidhur me Ballkanin, duke vlerësuar se situata në Ballkan vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.

“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në Ballkan, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetet përçarëse, dhe situata në Ballkan, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të madh për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së, thuhet në urdhrin e nënshkruar Biden.

Për këtë arsyeje, sipas njoftimit, gjendja e jashtëzakonshme për Ballkanin duhet të mbetet në fuqi edhe pas datës 26 qershor 2024.

Urdhri ekzekutiv u miratua për herë të parë më 26 qershor 2001, nga ish-presidenti George W. Bush, pas luftërave në Ballkan.

Tutje thuhet se janë zbatuar dispozitat e Ligjit për Kompetencat Ndërkombëtare të Emergjencave Ekonomike, për t’i trajtuar “kërcënimet e pazakonta dhe të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit dhe politikën e jashtme të SHBA-së”.

Thuhet se këto masa i referohen Maqedonisë së Veriut, shkeljes së Marrëveshjeve së Dejtonit në Bosnje e Hercegovinë apo Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuar për Kosovën.

Presidenti i SHBA më pas e ndryshoi atë urdhër me “Urdhrin Ekzekutiv 13304” më 28 maj 2003, për të ndërmarrë hapa shtesë në lidhje me veprime të caktuara që pengojnë zbatimin, ndër të tjera, të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të vitit 2001 në lidhje me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, më 8 qershor 2021, u miratua “Urdhri Ekzekutiv 14033”, i cili zgjeroi shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në nivel kombëtar.

Në këtë urdhër thuhet se situata në territorin e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit – duke përfshirë cenimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës pas rënies së Jugosllavisë, si dhe korrupsionin e përhapur në qeveri dhe institucione të ndryshme në Ballkani – pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike.

“Për këtë arsye paraqet një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së”, thuhet në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë/ rel

Gjithashtu lexoni:

Luhet loja e parë e futbollit mes robotëve (VIDEO)

Rusia sulmoi Kharkivin me një lloj të ri droni për herë të parë, thotë kryebashkiaku Terekhov

Aktivitet i dukshëm ndërtimi në objektin bërthamor të bombarduar të Iranit në Fordo

Rrezikonte dënimin me vdekje në Kinë për trafikun e 1 ton droge, ndërhyrja diplomatike shpëton shqiptarin

Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Evropën

Kosova News 15/06/2024 15/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtare: Ansu Fati është i Monaco-s
19:59 -01/07/2025
Kurti e Mickoski diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
19:55 -01/07/2025
Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan
19:52 -01/07/2025
Rihapet rruga drejt pikës kufitare në Merdar
19:46 -01/07/2025
Përçarje te skuadra e Interit pas eliminimit nga Kupa e Botës për Klube
19:35 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?