KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avionët izraelitë kundërpërgjigjen pas raketave nga Libani
Botë

Avionët izraelitë kundërpërgjigjen pas raketave nga Libani

Kosova News
Kosova News 18:07 -14/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avionët dhe artileria izraelite goditën të premten objektivat në pjesën jugore të Libanit, pasi dhjetëra raketa u lëshuan drejt veriut të Izraelit, njoftoi ushtria.

Përshkallëzimi i sulmeve ndërkufitare vazhdoi për të tretën ditë.

Sirenat paralajmëruese u dëgjuan në zonat kufitare në veri të Izraelit në orët e vona të mëngjesit, pasi rreth 35 raketa u hodhën nga pjesa jugore e Libanit në zonën përreth qytetit kufitar Kirjat Shmona.

Pamjet televizive treguan ndërtesa dhe makina të dëmtuara, si dhe zjarre në disa lokacione të shkaktuara nga goditjet.

Shërbimet e urgjencës thanë se ekipet ishin aktive në disa zona por nuk kishte raportime për viktima.

Në përgjigje, ushtria izraelite tha se artileria e saj sulmoi vendet e lëshimit të operuara nga milicia e Hezbollahut – të mbështetur nga Irani, në pjesën jugore të Libanit dhe avionët izraelitë goditën gjithashtu infrastrukturën e Hezbollahut në zonat e Odaisseh dhe Kfarkela.

Ushtria izraelite ka shkëmbyer zjarr me forcat e Hezbollahut përtej kufirit në jug të Libanit që nga tetori kur filloi lufta në Gazë.

Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 300 luftëtarë të Hezbollahut në Liban – më shumë se në vitin 2006 kur palët ishin në një luftë të madhe, sipas një raporti të Reuters.

Rreth 80 civilë janë vrarë gjithashtu, thuhet në raport.

Gjithashtu janë vrarë 18 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë, sipas Izraelit.

Asnjëra palë nuk duket se dëshironte një konflikt më të gjerë por ka pasur shqetësime në rritje se intensifikimi i vazhdueshëm i sulmeve mund ta nxjerrë situatën jashtë kontrollit, me rrezikun e një konflikti më të gjerë në një rajon që ka parë tashmë shkëmbime të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Iranit.

Sulmi i fundit erdhi pasi një sulm izraelit vrau një komandant të lartë të milicisë së Hezbollahut të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit të martën.

Dhjetëra mijëra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit.

Të premten, ushtria izraelite tha se avionët luftarakë dhe sistemet kundërajrore kishin kapur 11 nga 16 dronët e lëshuar nga Hezbollahu kundër Izraelit në 72 orët e fundit.

“Forcat Ajrore izraelite po vazhdojnë të operojnë në çdo kohë për të penguar aktivitetet terroriste dhe për të mbrojtur qiellin e Izraelit nga çdo kërcënim”, thuhet në një deklaratë.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 14/06/2024 14/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?