KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë
Botë

Biden dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshje të sigurisë

Kosova News
Kosova News 00:02 -14/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e kanë nënshkruar më 13 qershor një marrëveshje sigurie 10-vjeçare, të cilën ata e përshëndetën si një moment historik në marrëdhëniet midis vendeve të tyre.

Zelensky tha gjithashtu se vendit të tij “urgjentisht” i duhen sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore për të mbrojtur ukrainasit dhe infrastrukturën e vendit nga bombardimet e vazhdueshme të Rusisë.

Marrëveshja u nënshkrua në margjinat e samitit vjetor të G7-ës, të mbajtur këtë vit në Itali dhe Biden tha se qëllimi “është të forcojë aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të Ukrainës”.

Zelenskyy tha në një konferencë të përbashkët shtypi se nënshkrimi ishte një “ditë vërtet historike”, por ai gjithashtu pyeti për qëndrueshmërinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë.

Secila palë mund ta ndërpresë marrëveshjen me shkrim me një paralajmërim prej gjashtë muajsh, që do të thotë se një president i ardhshëm i SHBA-së, mund të anulojë marrëveshjen.

“Marrëveshja jonë e sigurisë është një urë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO,” tha ai.

Pakti i sigurisë, i cili do të mbetet në fuqi për 10 vjet, nuk i ofron Ukrainës ndonjë para të re, por përfshin një angazhim të SHBA-së për të punuar me Kongresin për një burim financimi të qëndrueshëm për të ardhmen.

Biden u shpreh i bindur se marrëveshja do ta bëjë Ukrainën “të fortë dhe të qëndrueshme”.

Ai shtoi se Departamenti i Thesarit e ka bërë të qartë se çdo bankë në botë që bën biznes me bankat ruse të sanksionuara, do të sanksionohet vetë.

“Putini nuk do të na ndajë dhe ne do të qëndrojmë me Ukrainën derisa ata të fitojnë këtë luftë”, tha Biden.

Gjithashtu më 13 qershor, liderët e shtatë vendeve më të industrializuara në botë (G7) u pajtuan t’ia japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke i përdorur asetet e ngrira ruse.

Diplomatët konfirmuan se pajtueshmëria për këtë marrëveshje u arrit madje para se liderët të mbërrinin në Itali për samitin treditor të G7-ës/ rel

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 14/06/2024 14/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?