KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Maqedonci: Parakalimi i FSK-së, shenjë e forcës dhe përkushtimit ndaj sigurisë
Politikë

Ministri Maqedonci: Parakalimi i FSK-së, shenjë e forcës dhe përkushtimit ndaj sigurisë

Kosova News
Kosova News 16:43 -12/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi se parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Policisë së Kosovës është një simbol i forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj.

Parakalimi u mbajt për të shënuar 25-vjetorin e çlirimit të vendit tonë, teksa Maqedonci ka thënë se edhe 25 vjet pas marshit të UÇK-së shumëçka ka ndryshuar por emocionet mbesin të njëjtat.

“Trina, Arbëri, Zana e Klintoni, Melosi dhe Arbesa janë në mesin e mbi 1500 ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që marshuan sot me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Me ta ishin edhe Leotrimi, Drini, Luani e dhjetëra tjerë ushtarak të rinj, fëmijë e familjarë dëshmorësh të UÇK’së e që janë dëshmia më e mire e vazhdimësisë sonë për liri, siguri e sovranitet. 25 vite pas marshit triumfues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumëçka ka ndryshuar por emocionet dhe ndjenjat mbesin përjetësisht me të gjithë ne. Sikur edhe amaneti i përbashkët që ta bëjmë Kosovën një vend më të mirë për të gjithë!

Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Policinë e Kosovës, i organizuar për këtë rast të veçantë, është një shenjë e fuqishme e forcës dhe përkushtimit të Kosovës ndaj sigurisë dhe mbrojtjes së territorit të saj.  Në këtë paradë, u shfaq po ashtu një pjesë e fuqisë sonë bashkëkohore dhe angazhimi për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin tonë në mënyrë të përkushtuar”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Marshi i UÇK-së, ka theksuar Maqedonci, ishte shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit të Kosovës për të fituar lirin.

“Në këtë 25-vjetor të Çlirimit të Kosovës, ndjejmë thellësisht rëndësinë e marshimit triumfues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, së bashku me trupat mike të NATO’s që ndaluan dhunën e gjenocidin ndaj popullit të Kosovës. Kujtojmë me respekt dhe admirim guximin dhe përkushtimin e tyre për të luftuar për lirinë tonë. Marshimi i tyre triumfues ishte një shenjë e qartë e vendosmërisë së popullit tonë për të përballuar sfidat dhe për të fituar lirinë dhe pavarësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë ditë të rëndësishme, kemi një ndjenjë krenarie për të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Le të festojmë bashkë këtë ditë të madhe të historisë sonë dhe të përkujtojmë me krenari dhe respekt gjeneratat e mëparshme dhe të tashme që kanë luftuar dhe vazhdojnë të japin kontribut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur, dhe sot festojmë dhe mbrojmë me krenari trashëgiminë tonë historike.  Gëzuar 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës!”, ka shtuar Maqedonci.

Gjithashtu lexoni:

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Kosova News 12/06/2024 12/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë
20:38 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?