KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 32 vjet burgim vrasësi i Altin Avdylit, vrarë në ShBA
Siguri

Dënohet me 32 vjet burgim vrasësi i Altin Avdylit, vrarë në ShBA

Kosova News
Kosova News 22:08 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Vrasësi i Altin Avdylit nga Prishtina u dënua me 32 vjet burg. Kosovari 31 vjeç, ishte vrarë nga një  shtetas amerikan në SHBA, në vitin 2013, derisa po dilte nga vendi i punës. Seanca e mbajtur në një gjykatë në Miçigan, është ndjekur nga familjarët e të ndjerit ‘online’ nga Prishtina.

Gjykata e shtetit të Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dënuar me 32 vjet burgim të akuzuarin Ramone James Conneilies për vrasjen e Altin Avdylit në Detroid të SHBA-së. 30 vjet burg Conneilies iu shqiptuan për vrasje, e 2 për armëmbajtje pa leje.

Në seancën përfundimtare, gjykatësja ftoi familjarët të deklarohen dhe të betohen se do të flasin të vërtetën. Në emër të familjes fjalën e mori edhe vëllai i të ndjerit përmes video lidhjes.

“Desha t’i them disa fjalë për vëllanë tim, Altin Avdyli, sepse askush në sallë nuk pati rastin ta njohë sa ishte gjallë. Në vitin 2006 Altini migroi në SHBA dhe vetëm pas ditës së tretë ai filloi punën dhe punoi deri në ditën e fundit të jetës së tij. Ky i akuzuari këtu, ishte në gjendje që me pistoletë të mbushur ta priste Altinin pas një mbrëmjeje të lodhshme, pas punës, të premten, duke e qëlluar dhe plaçkitur veturën e tij e duke e lënë të vdiste. Për një shtetas si Altini është humbje jo vetëm për familjen, por edhe shoqërinë e shtetin”, tha Arsim Avdyli, familjar i Altinit.

Edhe familjarët tjerë seancën e kanë përcjellë nga Kosova.

I akuzuari për vrasjen e Altin Avdylit, u arrestua në Detroid në nëntor të vitit 2021, ndërsa fajësinë e pranoi në shkurt të këtij viti.

Conneilies u akuzua për vrasje të Altin Adylit në vitin 2013. I akuzuari kishte shtënë dhe vrarë Avdylin, rreth orës 21:00, të datës 6 dhjetor, 2013, derisa ai po largohej nga restoranti që ishte biznes tij.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë
18:54 -20/06/2026
SHBA-ja i përgjigjet Iranit për Hormuzin
18:29 -20/06/2026
Wright dhe Ibrahimovic: SHBA mund të shkojë deri në gjysmëfinale
18:05 -20/06/2026
Të paktën 10 të lënduar nga goditja e rrufesë në Gjermani
17:18 -20/06/2026
Anglia në alarm, Rashford rrezikon sfidën ndaj Ganës
16:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?