KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministrja daneze paralajmëron për rritje të agresionit, pas sulmit ndaj saj
Botë

Kryeministrja daneze paralajmëron për rritje të agresionit, pas sulmit ndaj saj

Kosova News
Kosova News 15:05 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, tha të martën se ende është duke e marrë veten fizikisht dhe mendërisht nga sulmi kundër saj në qendër të Kopenhagës javën e kaluar, si dhe paralajmëroi për rritje të veprimeve të dhunshme në publik.

Një burrë polak, 39 vjeç, është futur në paraburgim si i dyshuar për sulmin ndaj Frederiksenit, si rrjedhojë e të cilit ajo pësoi lëndime në qafë.

Sulmuesi ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës në atë kohë, prandaj nuk ka ndonjë tregues për motive politike, thanë autoritetet.

“Ende nuk jam vetja. Unë kujdesem për punën time si kryeministre dhe gjithmonë do ta bëj. Isha në gjendje të punoja edhe në fundjavë, por jo në mënyrën e njëjtë si zakonisht”, tha Frederiksen në një intervistë për transmetuesin DR.

Sulmi ndaj saj ndodhi vetëm tri javë pasi kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, u plagos rëndë në një tentim-vrasje.

Frederiksen tha se ka qenë dëshmitare e një ndryshimi në sferën publike në vitet e fundit.

“Ka pasur kërcënime për një kohë të gjatë, tone të vrazhda në rrjetet sociale, të cilat janë përkeqësuar, posaçërisht pas luftës në Lindjen e Mesme. Shumë britma në publik, ku njerëzit sillen në mënyrë shumë, shumë agresive”, tha ajo.

Danimarka renditet si njëra prej vendeve më të lumtura në botë, ku danezët krenohen me barazinë, gjithëpërfshirjen dhe modelin e mirëqenies së bollshme.

“Ne jemi krenar për vendin ku kryeministrja shkon në punë me biçikletë”, shtoi ajo.

“Por, një ndryshim ka ndodhur. Unë gjithmonë kam qenë në dispozicion, por skena në rrugë ka ndryshuar, sepse ka vende ku ne nuk mund të shkojmë më, së paku disa prej neve politikanëve”, theksoi ajo./REL

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?