KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Eksperti mjeko-ligjor: Vdekja e Marigona Osmanit rezultat i lëndimeve të shumëfishta
Siguri

Eksperti mjeko-ligjor: Vdekja e Marigona Osmanit rezultat i lëndimeve të shumëfishta

Kosova News
Kosova News 11:56 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në dëshminë e tij për të dytën herë, eksperti Mjeko ligjor Naim Haliti, ka treguar për autopsinë që i është bërë së ndjerës Marigona Osmani.

Haliti tek është përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit, ka thënë se vdekja e së ndjerës ka ardhur si pasojë e lëndimeve të shumëfishta.

Ai ka thënë dhimbjet qe ka përjetuar e ndjera kanë qenë posaçërisht të rënda, meqë të gjitha lëndimet kanë qenë të shkaktuara për së gjalli, dhe disa prej tyre kanë qenë vdekjeprurëse.

As në këtë seancë të pranishëm nuk janë familja e së ndjerës, Marigona Osmanit.

Në seancën e parë të rigjykimit, më 24 maj, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu janë deklaruar të pafajshëm për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit.

Këtë deklarim, dy të akuzuarit e bënë pasi që palët në procedurë hoqën dorë nga leximi i aktakuzës.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasje e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim.

Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Thu
25 °C
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?