KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-kryeministri italian: Kosova, vend i rëndësishëm për të ardhmen e BE-së
Politikë

Ish-kryeministri italian: Kosova, vend i rëndësishëm për të ardhmen e BE-së

Kosova News
Kosova News 11:45 -11/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi në samitin “The Western Ballkans 2024”, ka thënë se Evropa duhet të kuptojë rëndësinë e veçantë dhe rolin që e ka Ballkani por veçanërisht Kosova.

Ish-kryeministri italian potencoi se pavarësisht që Evropa është vend i paqes dhe prosperitetit nëse nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme ajo do ta humb rolin e saj që e ka mes kontinenteve qoftë Amerika-Kina.

Renzi lavdëroi kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë për Kosovën, vend për të cilin ai tha se është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kam nderin dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, para se të gjithash të uroj kryeministrin për rezultatet e mira dhe për qëllimet e mëdha, për këtë vend shumë të rëndësishëm, kuptohet shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Renzi, theksoi nevojën që në vend të mbizotërojë paqja dhe siguria, ndërsa mori shembull luftën në Ukrainë dhe atë në Lindje të Mesme.

“Historia tregon se është vendimtare të kesh paqe prosperitet dhe siguri, gjithkund por veçanarisht në këto pjesë të botës. Askush nuk besonte para 10 vjetësh se do të ishte e mundur të jetonim në një kohë ku do të kishte luftë gjithandej, kuptohet për agresionin kriminal të presidentit Putin ndaj Ukrainës, kur mendojmë për tensionet dhe trazirat në Lindjen e Mesme, dhe për atë që po nodh nëpër çdo cep të planetit”, tha ish-kryeministri italian.

“Është shumë e rëndësishme edhe për Evropën sot ta kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit dhe veçanarisht të një vendi siç është vendi juaj”, shtoi ai.

Teksa ka shtuar se Evropa si kontinent është sukses i “pabesueshëm” i politikës sepse para tre brezash ka qenë vend i luftës qytetare, luftës mes vendeve si Franca e Italia, Gjermani-Francë.

“Evropa është sukses i pabesueshëm i politikës sepse Evropa para tre brezash ka qenë vend i luftës qytetare, mes njerëzve të zakonshëm, mes miqve dhe mes Francës e Gjermanisë, Italisë dhe Francës. Tani, Evropa është vend i paqes dhe prosperitetit mirëpo rrezikon të humb rolin e vet. Nëse Evropa nuk ndryshon gjatë viteve të ardhshme, dhe hapja e dyerve ndaj pjesës tjetër të Evropës dhe njëkohësisht edhe ndryshimi brenda institucioneve të saja, rrezikojmë që Evropa do të bëhet e parëndësishme mes Amerikës, Kinës, mes veriut dhe jugut. Evropa do të mbarojë, dhe duhet të hapim rrugë dhe vizionit për të ardhmen. Njëkohësisht të jemi në gjendje të krijojmë një model të ri të BE-së dhe për të garantuar brezit të ri mundësinë që të jenë pionerë dhe jo vetëm të punojmë për të shkuarën”, deklaroi ai.

Ish-sekretari i NATO-s: Rusia po investon në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Kosova News 11/06/2024 11/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!
12:55 -11/08/2026
Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore
12:50 -11/08/2026
Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci
11:50 -11/08/2026
Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?