KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “I dëmshëm për sigurinë kombëtare”, Osmani paralajmëron padi ndaj Bedri Elezit
Politikë

“I dëmshëm për sigurinë kombëtare”, Osmani paralajmëron padi ndaj Bedri Elezit

Kosova News
Kosova News 14:00 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këshilltari i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka thënë se do të iniciohet padi nga presidentja Osmani për ekspertin e sigurisë, Bedri Elezi i cili ka deklaruar se “Presidentja Vjosa Osmani dyshohet se ka negociuar lejimin e largimit të anëtarëve BIA-së në rastin e Banjskës”.

Kupina ka thënë se kjo është gënjeshtër nga Elezi dhe deklarata të tilla sipas tij cenojnë edhe sigurinë kombëtare.

“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare.Shpifjeve të tilla, Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore”, ka shkruar Kupina në Facebook.

Presidentja Osmani ka ftuar policinë e Kosovës dhe prokurorinë që urgjentisht të ndërmarrin masa ndaj Elezit, pasi siç thotë ajo ka raporte të shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

Sot, Elezi për të parën e shtetit ka thënë se dyshohet se ka negociuar për lejimin e largimit të anëtarëve të BIA-s në rastin e Banjskës.

Ai ka përmendur edhe takime të mundshme mes Mimoza Kusari-Lilës dhe Millan Radojiçiqit.

“MIMOZA KUSARI LILA, dyshohet se ka pasur takime me dhe biseda me anëtarin e BIA-së sërbe Milan Radoiçiq. A do të kemi veprime ndaj këtyre personave për vepren e spiunazhit?”, ka përfunduar ai.

Sipas Elezit, edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pasur takime me Daniela Vujiçiq, një zyrtare të dyshuar të BIA-s.

“DANIELA VUJICIQ, Dyshohej se ishte anëtare apo zyrtare e BIA-së, poashtu dyshohet se në Shkup kishte pasur takime me zv.kryeministrin Besnik Bislimi”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën

Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
49%
2 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
20 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?