Katër të dyshuar raportohet se e kanë rrahur një person, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 3 qershor rreth orës 18:00 në Gërdoc të Podujevës, ndërsa është raportuar të mërkurën.
Bëhet e ditur se rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe është nën hetime.
“Gërdoc / 03.06.2024 – 18:00. Më 05.06.2024 është raportuar se në kohën e cekur 4 të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht një mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.


