KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peci: Serbët që punojnë në komunën e Zveçanit kanë frikë nga Lista Serbe
Politikë

Peci: Serbët që punojnë në komunën e Zveçanit kanë frikë nga Lista Serbe

Kosova News
Kosova News 10:01 -05/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbët që jetojnë në komunat veriore kanë frikë të punojnë në institucionin publik me kryetarët shqiptar nga hakmarrja e Listës Serbe.

Edhe ata që aktualisht janë në marrëdhënie pune në Komunën e Zveçanit kujdesen që të mos shfaqen në kamera, ndërsa rrugën për në punë e bëjnë me taksi në mënyrë që të mos identifikohen me veturat e tyre.

Kështu u shpreh kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

“Unë i shoh edhe këta zyrtarë që janë këtu në Komunë duke punuar kanë një frikë të madhe nga Lista Serbe. Udhëtojnë, sidomos një pjesë që është më afër në këmbë e të tjerët me taksi, e nuk guxojnë të vijnë me makinë të tyre që të shihen makinat e tyre para Komunës se vetë kanë treguar se mund t’iu djegin nga ai grup, ka frikë, me të vërtetë kanë frikë këta prej Listës Serbe”, tha Peci.

Kur kanë kaluar një vit që kur u ndryshuan pushtetet, në Komunën e Zveçanit ende ka mungesë të zyrtarëve komunalë, megjithatë ata që janë duhet të kryejnë disa punë, shkruan A2CNN.

“Na jemi shumë pak me zyrtarë, kemi mungesë shumë të madhe të zyrtarëve mirëpo sa për t’i plotësuar kërkesat e qytetarëve mjaftojnë”.

Pas dështimit të referendumit për largimin e kryetarëve shqiptarë, kryetari i Zveçanit thotë se edhe qytetarët serbë kanë filluar t’i besojnë më shumë dhe tani ka deri në 80 kërkesa takime në ditë.

“Në momentin kur shteti iu dha mundësinë për shkarkimin apo mos shkarkimin tonë si kryetar komune, nga ai moment është në përmirësim, çdo ditë, kemi takime me qytetarë serbë që i takojnë komunës së Zvecanit, është shumë më ndryshe sesa vitin e kaluar”.

Kryetarët shqiptarë në komunat veriore u zgjodhën në prill të vitit 2023, ndërsa u konfirmuan në detyrë dy muaj më parë pas dështimit për largimin e tyre përmes peticionit.

Gjithashtu lexoni:

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?