Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njërën nga pikat e Super Vivës, përkatësisht në fshatin Reçan të Prizrenit.
Aty dyshohet se një nga punëtorët ka vdekur pasi ka rënë në kontakt me rrymën.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënësi rajonal i Policisë, i cili ka njoftuar se viktima ka vdekur rrugës për në spital.


