KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bytyçi: UÇK-ja nuk ka pasur hierarki strikte
Siguri

Bytyçi: UÇK-ja nuk ka pasur hierarki strikte

Kosova News
Kosova News 14:25 -04/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-gazetari i Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) Nuhi Bytyçi ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk ka pasur hierarki strikte siç e kanë ushtritë e rregullta.

Ai tha e në disa zona ka pasur vështirësi për të xhiruar edhe pse ishte nën prezencën e Hashim Thaçit.

“Nuk kanë pas ndonjë hierarki strikte siç kanë ushtritë e rregullta sepse unë kam pasur vështirësi në disa zona të luftës sidomos në Dukagjin. Kam shkuar bashkë me z. Thaçi i cili ka qenë përgjegjës për informim, por ushtarët që kanë qenë në komandën e z.Ramush Haradinaj nuk kanë me lejuar të bëjë filmimin bashkë me kameramanin tim Abaz Zekën. Po ashtu, edhe në Zatriç të Rahovecit kam shkuar që të xhiroj dhe komandanti lokal, Idriz Vehapi edhe pse ka qenë i pranishëm z.Hashim Thaçi nuk me ka lejuar të xhiroj. Kjo dëshmon se vërtetë nuk ka pasur ndonjë hierarki strikte në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, tha dëshmitari.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se ai kishte shkuar për të raportuar dhe se nuk i ka interesuar organizimi dhe strukturën e UÇK-së, por që më pas tha se e kishte vërejtur që një hierarki nuk ekzistonte aty.

“Nuk më ka interesuar as organizimi as struktura e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kam bashkëpunuar me njerëzit kompetentë që kanë qenë në atë periudhë për komunikim me gazetarët siç ka qenë z.Hashim Thaçi- përgjegjës për informim dhe zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi. Me këta dy persona kam bashkëpunuar në mënyrë intensive në zonat e luftës kurse në Prishtinë kam bashkëpunuar ngushtë me përfaqësuesin e përgjithshëm politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, z.Adem Demaçi”, tha dëshmitari, shkruan Betimi për Drejtësi.

Prokurori Halling u fokusua tek një takim që dëshmitari kishte pasur me Rexhep Selimin gjatë kohës së luftës në të cilin ai e kishte pasqyruar në libër që ka marrë kritika nga tashmë i akuzuari për mënyrën e raportimit gjatë asaj periudhe.

“Kam pasur me z.Rexhep Selimi dhe kishte shumë të drejtë që thoshte, jo vetëm anëtarët e UÇK-së por edhe i gjithë populli nuk ishte i kënaqur me informimin që bëhej në atë kohë në Radiotelevizionin Shqiptar por edhe në disa media të tjera shqiptare për situatën në zonën e luftës. Thuhej se mbrohej pragu i shtëpisë dhe ishte vërejtje me vend se Ushtria e Kosovës po luftonte për çlirimin e vendit dhe jo vetëm për mbrojtje të pragut të shtëpisë”, tha dëshmitari duke shtuar se ky takim ishte mbajtur me në prill ose fillim maj të 1998-ës.

Nuhi Bytyçi fillon dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 04/06/2024 04/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?