KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë dialogun në takimin e Singaporit
Botë

SHBA-ja dhe Kina vazhdojnë dialogun në takimin e Singaporit

Kosova News
Kosova News 19:09 -02/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarë amerikanë dhe kinezë të mbrojtjes ofruan qëndrime të ndryshme për Azinë, ndonëse ranë dakord të mbanin të hapura kanalet e komunikimit, gjatë takimit në Singapor për sigurinë.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Bill Gallo, takimi i ministrave të mbrojtjes që njihet me emrin Forumi Shangri-La përfundoi të dielën në Singapor, ku palët u pajtuan se duhet vazhduar komunikimin me njëri tjetrin, por nuk munguan akuzat sidomos ndërmjet Uashingtonit dhe Pekinit.

Në Singapor u mbajt takimi i parë ballë për ballë i shefit të Pentagonit, Lloyd Austin, me homologun e tij kinez, Ministrin e Mbrojtjes Dong Jun.

Kina kishte refuzuar deri vonë mbajtjen e bisedimeve të këtij niveli.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur për shkëmbime dhe bashkëpunim, por kjo kërkon që të dyja palët të bëjnë kompromis”, thotë shefi i mbrojtjes kineze, Dong Jun.

Disa dallime ishin të patejkalueshme në këtë takim ndërsa zyrtarët kinezë u hodhën në sulm.

“Faktet tregojnë se Uashingtoni është korruptuesi më i madh i rendit ndërkombëtar, pengesa më e madhe për përparim në qeverisjen globale dhe sfida më e madhe për paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Jing Jiangfeng, gjeneral i ushtrisë kineze.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, këmbënguli se lufta është e shmangshme dhe dialogu është i nevojshëm.

“Nuk ka mundësi që çdo bisedë që bëhet të jetë një bisedë e lumtur. Është e rëndësishme megjithatë që ne të vazhdojmë të flasim me njëri-tjetrin”, thotë shefi  i Pentagonit, Austin.

Disa prej temave që të dy vendet mund t’i diskutojnë përfshijnë kërcënimet ushtarake të Kinës kundër Tajvanit.

Në Detin e Kinës Jugore, anijet kineze kanë ngacmuar anije shumë më të vogla filipinase, duke ngritur shqetësimin se kjo mund të aktivizojë traktatin e mbrojtjes SHBA-Filipine që kërkon që të dy vendet të mbështesin njëri-tjetrin nëse një palë tjetër sulmon Filipinet ose Shtetet e Bashkuara.

“Nëse një qytetar filipinas vritet nga një veprim i qëllimshëm që është shumë i përafërt me atë që ne e përkufizojmë si një akt lufte, ne do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat”, tha presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr.

Këto çështje të ndjeshme e bëjnë edhe më të rëndësishme për Uashingtonin dhe Pekinin që të vazhdojnë të bisedojnë, thonë shumë analistë rajonalë.

“Temperaturat po ulen, edhe pse nuk duhet të kemi iluzionin se problemet do të zgjidhen sepse këto janë probleme komplekse. Përparësia tani është ulja e tensioneve, dërgimi i mesazheve të duhura për ndërtim të besimit, si dhe më shumë dialog”, thotë profesori i Universitetit Kombëtar të Singaporit, Lim Tai Wei.

Të paktën tani për tani, Kina po pranon të vazhdojë ato takime.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 02/06/2024 02/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?