Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se një person i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë është arrestuar të shtunën në pikëkalimin kufitar në Merdar.
Siç ka bërë të ditur komunikata e MPB-së së Serbisë, bëhet fjalë për Tefik Mustafën, “që ishte përmendur në një rast të kidnapimit të policëve” më 19 qershor, 1999 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
“Personi është dorëzuar te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte”, ka thënë Daçiqi.


