KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla: Për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vendos populli, jo fqinjët e saj
Politikë

Ministrja Gërvalla: Për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare vendos populli, jo fqinjët e saj

Kosova News
Kosova News 21:19 -01/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD), Donika Gërvalla ka thënë se nuk duhet të ketë vende si Serbia në NATO apo edhe në Bashkimin Evropian(BE).

Sipas të parës së diplomacisë kosovare,Gërvalla, Serbia me paratë nga BE-ja do të blejë armë ruse dhe do të mbështes ambiciet ruse në Evropë andaj ajo nuk meriton të jetë pjesë e këtyre organizatave.

Ndërsa për Kosovë, ministrja shprehet se populli i saj duhet të vendosë se a duhet të anëtarësohet në NATO ashtu edhe në BE, e jo fqinjët e saj.

“Kosova është vendi më i vogël, demokracia më e re evropiane diku atje në Ballkanin Perëndimor, por është një vend ku shumë gjeopolitikë, tregojnë ndikimin e tyre në momente shumë të rëndësishme siç kemi tani në Evropë”, tha Gërvalla për CBC-n kanadeze.

“Pra, në Kosovë, ne nuk synojmë vetëm të bashkohemi me Bashkimin Evropian, por duke pasur popullsinë më të re në Evropë, duke pasur njerëzit më pro-evropian dhe pro-NATO në Evropë. Duhet të potencoj që më shumë se 93 për qind e njerëzve në Kosovë mbështesin anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian”.

“Dhe me të vërtetë besoj se është në dorën e popullit në një vend për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe jo për fqinjësinë për të vendosur se kur mund te bashkohet ky vend në NATO apo jo”, ka thënë Gërvalla.

“E kemi rastin me Kosovën, Serbinë të mbështetur nga Rusia në luftimin e ambicieve tona për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dhe kështu, unë me të vërtetë besoj se perspektiva evropiane, perspektiva e NATO-s mbështet këto ambicie të të gjitha vendeve që duan”, ka deklaruar ajo.

Më tej zv.kryeministrja dhe ministrja e jashtme në intervistë është shprehur se “NATO dhe Bashkimi Evropian duhet të hapin dyert për ato vende që synojnë dhe që janë duke luftuar për të njëjtat vlera, të njëjtat parime siç kanë vendet e NATO-s dhe BE-së. E di që nuk duhet të ketë vend për ato vende si Serbia që duan të kenë paratë nga Bashkimi Evropian për të blerë armë ruse dhe për të mbështetur ambiciet ruse në Evropë. Por për të gjithë të tjerët që janë gati të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë, është koha përfundimtare për të lëvizur”, ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran

Më 26 qershor hapet afati për dorëzimin e listave me kandidatë, KQZ: Do të verifikohen të gjithë

Berisha: Secili mandatar që i siguron 60, e ka edhe votën time

Marrëveshjet për migrantët: Çka përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Çitaku: VV po e mban të bllokuar Kuvendin, ne nuk votojmë nën diktat

Kosova News 01/06/2024 01/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Mike Pence: Iranit nuk do t’i lejohet kurrë të zotërojë armë bërthamore
17:56 -15/06/2025
Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”
17:19 -15/06/2025
Gennaro Gattuso emërohet zyrtarisht trajner i Kombëtares së Italisë
16:48 -15/06/2025
Pakistani thirrje të gjithë myslimanëve të bashkohen kundër Izraelit
16:40 -15/06/2025
Trump: Unë ndalova luftën Kosovë-Serbi, së shpejti do të kemi paqe Izrael-Iran
16:19 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?