KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti pritet nga Ndihmës Sekretari për Energji, Andrw Light
Politikë

Kryeministri Kurti pritet nga Ndihmës Sekretari për Energji, Andrw Light

Kosova News
Kosova News 17:43 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, si dhe ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, u pritën në takim nga Ndihmës Sekretari i Energjisë, Andrew Light në Departamentin e Energjisë të ShBA-ve.

Siç njofton Zyra për Media e Kryeministrit të Kosovës, Kurti ka shpalosur punën sistematike që Qeveria e Republikës së Kosovës është duke e bërë në luftimin e krimit dhe korrupsionit, që kontribuon në krijimin e ambientit të përshtatshëm për zhvillim ekonomik dhe për tërheqje të investimeve të huaja.

Tutje, Kryeministri Kurti citohet të ketë deklaruar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllime dhe prioritete të përbashkëta për një sektor të pastër dhe efiçient të energjisë.

“Qëllime këto të cilat janë bërë edhe më kritike pas situatës aktuale në botë e cila ka dëshmuar që energjia e pastër dhe efiçienca nuk janë vetëm metoda për të luftuar ndryshimet klimatike por gjithashtu për të garantuar siguri të furnizimit si dhe pavarësi nga burimet fosile që vijnë nga shtetet autoritare”, citohet të ketë deklaruar kryeministri i Kosovës.



Nga ana e tij, Ndihmës Sekretari Light ka shprehur mirënjohje për avancimin që Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë për një kohë kaq të shkurtër, si dhe ka uruar Kryeministrin dhe Ministren për arritjen e marrëveshjes së programit kompakt me MCC-në.

Ndihmës Sekretari Light, siç njofton Zyra për media e kryeministrit të Kosovës, citohet të jetë shprehur tejet i lumtur për të vazhduar partneritetin e ngushtë me Kosovën në sektor të energjisë, sektor ky ku synimet e dy shteteve janë të përbashkëta.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës sa i përket zhvillimit të sektorit të energjisë, veçanërisht përmes agjencive zhvillimore si USAID dhe MCC, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar për Strategjinë afatgjatë të Energjisë të Kosovës, si dhe për zhvillimin e kapaciteteve akumuluese.

Gjatë takimit, Ministrja Rizvanolli i ka prezantuar Ndihmës Sekretarit Light punën që është duke u bërë aktualisht përmes Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 e cila ka vizion afatgjatë drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050 me qytetarët e në veçanti grupet e cenueshme në qendër të saj.

Ministrja Rizvanolli ka falënderuar Ndihmës Sekretarin Light për gatishmërinë për partneritet me Kosovën për zhvillim ekonomik, me fokus në sektor të energjisë, qoftë përmes P-TECC ku Kosova është ftuar të marrë pjesë për herë të parë në 2021, ose përmes mekanizmave tjerë të bashkëpunimit në sektor.

Gjithashtu lexoni:

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Qeveria ndan katër milionë euro për policen e sigurimeve në kufij për mërgimtarët

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtarë policorë ia shpëtojnë jetën një personi
19:56 -27/06/2025
SBASHK-u – mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës
19:30 -27/06/2025
Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë
18:58 -27/06/2025
Policia do të shtojë masat e sigurisë gjatë manifestimeve të “Vidovdanit”
18:17 -27/06/2025
Torino i bashkohet garës për Ardian Ismajlin
18:03 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?