KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MAShTI dhe Korpusi i Paqes nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi
Arsim

MAShTI dhe Korpusi i Paqes nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kosova News
Kosova News 22:18 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe drejtoresha botërore e Korpusit të Paqes, Carol Spahn, me rastin e shënimit të dhjetë vjetorit të themelimit të Korpusit të Paqes në Kosovë, kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është të promovojë bashkëpunimin në fushën e arsimit, përmirësimin e infrastrukturës shkollore, inovacionin në arsim dhe promovimin e shkencës dhe teknologjisë.

Nagavci ka shprehur mirënjohjen e saj si ministre e Arsimit, për Korpusin e Paqes, duke theksuar mbështetjen e ofruar që nga viti 2014, me ardhjen e vullnetarëve të parë, që jo vetëm kontribuuan duke u mësuar nxënësve gjuhën angleze, por gjithashtu edhe për përfitimet në aspektin e shkëmbimeve kulturore.

Nagavci, rikujtoi se, Korpusi i Paqes ishte themeluar nga ish-presidenti amerikan, John Kennedy, në vitin 1961, që vlerësohet të jetë një prej ngjarjeve më të shënuara të presidencës së tij, ndërsa vullnetarët e Korpusit të Paqes tha se janë humanistët e kohëve moderne.

Ajo po ashtu bëri të ditur se, MAShTI ka vënë në theks të veçantë përmirësimin tek përgatitja e nxënësve për jetë, si individë mendje hapur, krah për krah me moshatarët e tyre në botë, gjë e cila është e theksuar edhe në Strategjinë e re të Arsimit 2022-2026.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, roli i vullnetarëve dhe i programit të Korpusit të Paqes është në linjë të drejtpërdrejtë me politikat e MAShTI, meqenëse ofron mbështetje për mësuesit tanë gjatë mësimit në klasë, duke shtuar njëkohësisht edhe ndarjen e praktikave më të mira nga sistemi arsimor amerikan.

Në fund, ministrja ftoi të gjitha shkollat në Kosovë që të përfitojnë nga mundësia e bashkëpunimit me vullnetarët amerikanë, duke aplikuar për të marrë pjesë në këtë program.

Nagavci së bashku me drejtoreshën e Korpusit të Paqes, ndanë shpërblimet për partnerët e Korpusit të Paqes (individë që kanë kontribuar vullnetarisht në programet e Korpusit).

Në këtë ceremoni fjalë rasti mbajtën edhe ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe e ngarkuara me punë në misionin e Korpusit të Paqes, Alyson Grunder.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?